×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Ramosaj për lejet e hidrocentraleve: Komuna e Deçanit është vënë në lajthitje

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2020

    Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka adresuar një varg kritikash për lëshimin e lejeve për operim me hidrocentrale për kompaninë “Kelkos Energy”.

    Ai gjatë raportimit të sotëm në Komisionin hetimor për procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve, ka thënë se Komuna e Deçanit është vënë në lajthitje dhe se nuk po respektohen normat e ndërtimit të hidrocentraleve.

    Ramosaj: Komuna e Deçanit është vënë në lajthitje

     

    “Komuna e Deçanit është vënë në lajthitje me gjithë këtë dokumentacion sepse Komuna e Deçanit, pos asaj, nuk iu ka përmbush asnjë obligim, asnjë premtim, asnjë e drejtë që buron nga marrëveshja fillestare që është nënshkruar”, tha ai.

    E anëtarja e komisionit nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri e pyeti kryetarin Ramosaj se a është papërgjegjësi e vetë komunës për këtë mashtrim.

    Gaxherri: Komuna e Deçanit është mashtruar me papërgjegjësitë e vet

     

    “A është mashtruar komuna e Deçanit edhe me papërgjegjësitë e vet? Kush ka qenë atë kohë kryetar, apo ka pasur përgjegjësi dhe është bazuar në ligjet e Kosovës dhe ka bërë një marrëveshje, apo kontratë të cilën ne sot e shohim pse s’po zbatohet dhe ku është problemi?”, tha Gaxherri.

    Por Ramosaj sqaroi pse konsideron se komuna që udhëheq është vënë në lajthitje.

    Ramosaj: Lajthitje është kur fillimisht e merr lejen për të bërë studim të fizibilitetit

    “Komuna është institucion që e ka kontinuitetin e vet, pa marrë parasysh kush ka udhëheq më herët e kush sot. E dyta, kur them lajthitje, kërkoj të më kuptoni drejt. Lajthitje është kur t’i fillimisht e merr lejen për të bërë studim të fizibilitetit. Madje premton nënshkruan edhe letra kontraktuale duke qenë i vetëdijshëm sidomos pronari i Kelkos, se duke qenë i vetëdijshëm se momentin kur fillon punën, komuna nuk e ka asnjë të drejtë”, tha ai.

    Ndërkaq, anëtari i komisionit nga radhët e PDK-së, Bajrush Xhemajli kërkoi të di nëse punimet në këto hidrocentrale kanë ndikuar në humbjen e burimeve të ujit të pijshëm.

    Xhemajli: Është thënë se është humb një burim për ujë të pijes në Deçan

     

    “Sipas banorëve është thënë se është humbur një burim për ujë të pijes në Deçan. A është e saktë, apo jo?”, tha ai.

    Këtë pohim e konfirmoi edhe vetë kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj.

    Ramosaj: Nuk është humb vetëm një burim

     

    “Unë vlerësoj që nuk është humb vetëm një burim, përgjatë punimeve unë vlerësoj se janë humbur më shumë se dy burime, fatkeqësisht”, tha ai.

    Lidhur me dhënien e licencave afatgjate 40 vjet për prodhimin e energjisë elektrike ndërmarrjes “Kelkos Energy” për hidrocentralet “Deçani” dhe “Belaja” pritet të thirret edhe në interpelancë ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Nëntor 2024
    Për përdorimin e armëve të gjata, vetëm tri ditë stërvitje! Kaq thotë se ka kaluar Ekremi, i cili është pjesëtar i gjeneratës...
    Lajme20 Nëntor 2024
    “Kryeministri Kurti e tha të vërtetën”. Kështu është shprehur zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, duke komentuar reagimet e...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledh sot Departamentin e Shëndetësisë. Ky takim i Departamentit të Shëndetësisë, do të mbahet në Pejë...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ka vdekur veterani i UÇK-së, Isa Gashi. Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë kryetari i Ferizajt, Agim Aliu. “Isa Gashi...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Në mungesë të të akuzuarit Faton Gurguri, është anuluar seanca e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku i...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve u mbajt takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. Kryeministri i...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Ditën e sotme janë futur në ambientet e Presidencës 4 përfaqësues të partive të vogla duke nisur në këtë mënyrë konsultimet e...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, nga tubimi i mbajtur në Fushë Kosovë me përkrahësit e...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka komentuar lidhur me rritjen e pensioneve ku ka thënë se rritja në fjalë është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.