Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar të gjitha partitë politike në Kosovë për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe fituesin, Lëvizjen Vetëvendosje,
Rama ka thënë se pret që ky vullnet i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën, me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik e social.
“Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve, LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën, me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik&social??”, ka shkruar Rama.