Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në njërën nga qendrat e votimit në Mitrovicën Veriore.
Pasi votoi, iu drejtuar gazetarëve duke kërkuar të dalin të gjithë zgjedhje.
Ai bëri të ditur se vendvotimet janë hapur të gjitha në kohë dhe deri me tani nuk ka asnjë problem që do të ndikonte në procesin zgjedhor.
“Më vjen mirë që të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, dhe se votimi po realizohet pa asnjë problem. Ju po e shihni se sot koha është ndryshe nga ajo që jemi mësuar, për herë të parë sot kemi borë dhe nuk e kemi të vështir qe edhe sot të vimë që votën tonë t’u japim kandidatëve tanë. Thërras të gjithë qytetarët në numër sa më të madh siç bëmë në mëngjes të dalin gjatë ditës të votojnë, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të përkrahin kandidatet e tyre”, ka thënë Rakiq.
Kryetati i Listës Serbe ka kërkuar nga qytetarët që gjatë procesit të votimit të respektojnë të gjitha masat antiCovid.
“Natyrisht duke respektuar të gjitha masat, ju keni pas mundësinë në mëngjes të vëreni se të gjitha masat epidemiologjike po respektohen të gjithë bartim maska në vend votime dhe ftoj qytetarët që ti bartim maskat, dhe natyrisht nëse dikush nuk ka maska do t’i presin në hyrje të vend votimeve”, tha ai.
Rakiq është pyetur nga një qytetare se pse Prishtina nuk po lejon serbët të votojnë me dokumente të UNMIK-ut.
Megjithatë Rakiq nuk u përgjigj duke thënë se nuk dëshiron të thyejë heshtjen zgjedhore.
“Për këtë do t’iu përgjigjem sonte, kam mundur t’u përgjigjem dje. Pasi që sot është ditë zgjedhore, nuk dua ta thyej heshtjen zgjedhore, sepse përgjigjen time do ta kuptonin gabimisht. Kaq për sot shihemi në mbrëmje”, u shpreh Rakiqi.
Kujtojmë se në Komunën e Mitrovicës së veriut, janë gjithsej 7 Qendra votimi dhe 23 vendvotime, të cilat janë hapur me kohe në orën 07:00 dhe deri me tash nuk ka asnjë problem për t’u theksuar.