×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Protestë gjithëpopullore para Qeverisë së Kosovës, kërkohet dorëheqja e Zemajt

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Një protestë gjithëpopullore do të mbahet kësaj të premte duke filluar nga ora 11:15, para ndërtesës së Qeverisë, në shenjë pakënaqësie me masat e fundit të ndërmarra kundër COVID-19, mos ofrimit të ndihmave financiare për qytetarët gjatë pandemisë, dhe do të kërkohet dorëheqja e ministri Armend Zemaj.

    Paralajmërimi i kësaj proteste nga Zëri i Popullit është bërë përmes faqes Facebook, ku janë bërë të ditura edhe kërkesat me të cilat do t’iu drejtohen institucioneve të vendit në ditën kur pritet të hyjë në fuqi masat e reja antiCOVID-19, të cilat janë bërë të ditura sot nga kryeministri Avdullah Hoti.

    Pikat e protestës, sipas njoftimit, janë:

    – jo orë policore

    – pakënaqësitë e shumta me qeverisje dhe masat e ndërmarra kundër covid 19.

    – mos ofrimi i ndihmave materiale e financiare për popullin gjatë pandemisë.

    – kthimin e shifrës prej mbi 2 milion euro të vjedhura nga thesari i shtetit (ultimatum 48 orë – të paraqiten dokumente & kryesit e aktit të turpshëm të vihen para drejtësisë.

    – dorëheqja e Armend Zemajt nga pozita e ministrit të shëndetësisë, pozitë e cila nuk i takon me profesion.

    Nëse këto pika nuk zbatohen nga data 13 nëntor 2020, protesta do të marrë përmasa të tjera, thuhet në njoftim, teksa shtohet se protestuesit gjatë shprehjes së pakënaqësive të tyre duhet të jenë të pajisur me maska dhe se nuk është kërkuar leje nga policia, duke iu referuar Kushtetutës së vendit e cila në pikën 3, neni 43 lidhur me Lirinë e Tubimit thotë se ‘liria e tubimit paqësor është e garantuar dhe secili person gëzon të drejtën për të organizuar tubime, protesta dhe demonstrata, si dhe të drejtën për të marrë pjesë në to. Këto të drejta mund të kufizohen me ligj, nëse është e domosdoshme për të siguruar rendin publik, shëndetin publik, sigurinë kombëtare, ose mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve’.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Nagip Krasniqi ka thënë se miku i tij, profesori i Universitetit të Prishtinës dhe bashkë-themeluesi i organizatës jo-qeveritare GLSP, Fisnik Korenica, i...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për deputet i PDK-së, Hajdar Beqa, ka marrë pjesë sot në një ceremoni nderimi për Dëshmorët e Kombit, së bashku me...
    Lajme02 Janar 2025
    Famullia “Shën Katarina v.m” në Pejë ka bërë njoftim për vdekjen e ambasadorit kosovar dhe ish-zv. Minsitrit të Jashtëm, Anton Berisha. Berisha...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Një aksident i rëndë ndodhi të mërkurën ku dy mjete janë përplasur në afërsi të fshatit Zemblak duke sjellë vdekjen e menjëhershme...
    Sport02 Janar 2025
    Edon Zhegrova e kaloi një vit përrallor me Lillen. Ylli kosovar u bë njëri prej lojtarëve kryesorë tek ekipi francez, me të...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Forumi Intelektual E-30 dhe Listal Ideal, Ramush Haradinaj, ka thënë se sfida e...
    Lajme02 Janar 2025
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se është i trishtë lajmi për vdekjen e diplomatit kosovar Anton Berisha. Ajo...
    Lajme02 Janar 2025
    Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, ka thënë se sfida e parë e madhe për këtë vit është se si të dalë vendi...
    Lajme02 Janar 2025
    Që nga dita e djeshme, kur shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen publikoi një video përmes së cilës i uroi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.