×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Prezantohet projektbuxheti për vitin 2021, opozita kritikon shkurtimin e buxhetit për shëndetësi

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi gjatë prezantimit të Projektbuxhetit për vitin 2021 theksoi se të hyrat buxhetore për vitin e ardhshëm pritet të jenë mbi 1 miliardë e 800 milionë euro ose 5 përqind më shumë se në vitin paraprak.

    Derisa sipas Krasniqit shpenzimet buxhetore për vitin 2021 me këtë projektbuxhet do të jenë 2 miliardë e 412 milionë euro.

    Për këtë projektbuxhet pati kritika nga deputetët e opozitës për ndarjet buxhetore, që sipas tyre është shkurtuar buxheti për shëndetësi dhe është rrit buxheti për infrastrukturë. Kësisoj ata u shprehën se nuk do ta mbështesin këtë buxhet.

    Për shkak të efekteve negative të shkaktuara nga pandemia në ekonomi, zëvendësministri Krasniqi gjatë prezantimit të projektbuxhetit në Komisionin për Buxhet dhe Transfere theksoi se rënia ekonomike për vitin 2020 parashihet të jetë 6.7 përqind, ndërsa në vitin 2021 pritet që të ketë kthim pozitiv ose rritje ekonomike 5.2 përqind.

    Ai para deputetëve tha se me projektbuxhetin për vitin e ardhshëm do të ketë kursime 1.5 përqind për kategoritë e shpenzimeve për mallra dhe shërbime.

    “625 milionë euro janë paraparë për paga. Shpenzimet për subvencione janë ul për 5.2 përqind, ndërsa janë paraparë 613 milionë euro investimet kapitale. Deficiti buxhetor pritet të jetë 4.2 përqind. Ndërsa, rënia e të hyrave deri në fund të vitit 2020 do të jetë mbi 320 milionë euro”, tha Krasniqi.

    Deputetja Mimoza Kusari Lila ka kritikuar ndarjet buxhetore, e cila tha se do të ketë shkurtime buxhetore për Ministrinë e Shëndetësisë 25 milionë euro, kurse 54 milionë euro më shumë për Ministrinë e Infrastrukturës.

    “Përkundër çka ka ndodhë me pandemi në Kosovë dhe në Botë, ka shkurtimi të buxhetit në shëndetësi, arsim dhe ekonomi, ndërsa ka rritje të buxhetit për infrastrukturë. Pra, qeveria vazhdon rritjen e buxhetit për asfalt”, tha Kusari Lila.

    Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza tha se në aspektin teknik buxheti është përgatitur në bazë të standardeve, ndërsa sa i përket vlerësimeve për rritjen ekonomike do të jetë më thellë se ajo që është parashikuar 6.7 përqind.

    Sipas Shefit të GP të PDK ky buxhet nuk zhvillimor dhe përveç kësaj ka lënë anash sektorët e shëndetësisë dhe ushtrisë.

    “Kjo Qeveri kishte prezantuar programin qeverisë për mbështetje për shëndetësi, program zhvillimor, investime miliardëshe, shërbimin ushtarak. Megjithatë, këto asnjë nuk qëndrojnë deri tash. Është rritë borxhi publik. Ndërsa, buxheti i vitit për 2021 do të jetë sa ai i vitit 2019. Kështu që ne si PDK nuk do ta mbështesim këtë buxhet”, tha Hamza.

    Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Fatmir Rexhepi tha se parashikimet buxhetore dhe vlerësimet ekonomike pa mundësojnë matjet reale për shkak të pandemisë.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.