×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Përurohet shtegu i ecjes në Lipjan dhe organizohet gara "Vrapimi i Krushqve"

    FrontOnline
    03 Tetor 2020

    Në qytetin e Lipjanit sot u përurua shtegu i ecjes prej 1000 metra, ku u organizua edhe gara e atletikës “Vrapimi i Krushqve”.

    Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se ky projekt ka filluar vitin e kaluar, i cili është investim i përbashkët i komunës, ministrisë së Pushtetit Lokal dhe projektit të organizatës “Demos”.

    “Nga viti i kaluar komuna është shpërblyer me performancë të mirë. Dhe është implementuar gjatë vitit të kaluar një pjesë, dhe një pjesë këtë vit. Ndërsa, pjesa që pritet me u vazhduar është përsëri me financim të organizatës zvicerane dhe me MAPL-në dhe janë 2,7 kilometra që do të vazhdohen”, ka shtuar Ahmeti.

    Rreth shtratit të lumit Sitnica ka edhe pjesë tjera rekreative, si fusha sportive dhe këndi i lojërave për fëmijë.

    Ahmeti tha se qëllimi i këqij aktiviteti, është që “Vrapimi i Krushqve”, të kthehet në aktivitet tradicional.

    “Ky shteg do të vazhdojë edhe 2,7 kilometra pranë shtratit të lumit Sitnica, për ‘tu dhënë mundësinë qytetarëve që të shfrytëzojnë për ecje, atletikë dhe rekreacion. Ne po provojmë që sot përmes një aktiviteti solemn, solid dhe me pjesëmarrje jo shumë të madhe që do të fillojë me një garë vrapimi që quhet “Vrapimi i Krushqve”, dhe mendoj që ky aktivitet do të jetë tradicional për qytetin”, tha ai.

    E zëvendësministrja e Pushtetit Lokal, Magbule Shkodra tha se ky investim ka ardhur nga kjo ministri në bashkëpunim me komunën e Lipjanit, në bazë të performancës së treguar të kësaj komune.

    “Është diku rreth 230 mijë euro…por pavarësisht shumës sa është me rëndësi që MAPL po iu qëndron afër komunave falë punës së tyre të mirë që po e bëjnë. Dhe ky është një inkurajim i mirë për komunat se sa më mirë që punojnë, granti i përfitimit është më i madh”, ka theksuar ajo.

    Në këtë vrapim, vendi i parë është shpërblyer me 200 euro, i dyti me 100, ndërsa vendi i tretë me 50 euro.

    Emin Grajqevci, ka arritur i pari në fund të këtij shtegu. Ai tregoi se merret me atletikë, dhe se nuk është gara e parë në të cilën po merr pjesë. Sipas tij, hapja e shtegut të ecjes, është e mirë për qytetin e Lipjanit dhe qytetarët e saj.

    “Është ndjenjë e mirë sepse vrapohet në qytetin tim. Dhe si komunitet sportiv neve e përgëzojmë për këtë iniciativë. Jo vetëm këtë por çfarë do iniciativë që kontribuon në sportin e atletikës”, ka shtuar ai.

    Ahmeti ka treguar edhe pse kjo garë mban emrin “Vrapimi i Krushqve”. Ai tregoi se në të kaluarën jo të largët, dasmorët sapo janë kthyer nga dasma, janë organizuar vrapimet e krushqve ku i zoti i dasmës e ka shpërblyer personin që ka vrapuar më së shpejti.

    Nga Rubrika
    Lajme06 Nëntor 2024
    Bashkëpunëtori i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, Toby Vogelka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është menaxhuar keq nga...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës Aida Dërguti, i ka komentuar deklaratat e shefes së diplomacisë kosovare Donika Gërvalla – Schwarz, në raport...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Profesori në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, vlerëson se ardhja e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë do të ketë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Presidenti Joe Biden e ka telefonuar Donald Trumpin për t’ia uruar fitoren në zgjedhje dhe e ka ftuar atë në Shtëpinë e...
    Sport06 Nëntor 2024
    Tifozët e Yllit të Kuq, apo siç njihen në Kosovë edhe si tifozët e Crvena Zvezdës, kanë vazhduar me parulla anti Kosovë...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    (Radio Evropa e Lirë) – Zyrtarët e Bashkimit Evropian po shtrëngohen për kthimin e pritur të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë. Ata...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, e ka shkarkuar Ministrin e Financave, Christian Lindner, pasi I njëjti kishte propozuar zgjedhje të parakohshme në...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të...
    Lajme06 Nëntor 2024
    11 kilogramë marihuanë janë kapur në aksionin e Antidrogës në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Në operacionin e koduar “Transferi” është arrestuar një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.