Komuna e Vushtrrisë sot ka përuruar shkollën e “Migjeni” në Stanoc të Epërm.
Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri tha se sot është një e premte e bardhë për nxënësit e këtij fshati.
Sipas tij, shkolla fillore “Migjeni”, sot është një objekt modern që i përmbushë të gjitha kushtet dhe kërkesat për mësim cilësor, ashtu qysh e meritojnë banorët e fshatit.
“Jam shumë krenar që në këtë ditë të bardhë për të gjithë neve e për të gjithë juve ne po e përurojmë shkollën e juaj. Është kontribut i juaj, është meritë e juaj. E keni pritë me dakada këtë shkollë. Më fëmija nuk do të kenë një objekt ku kanë ftohët, që i vjen era dhe që ka qenë i pa denjë për një shkollë. Ky është investim komunal komplet me buxhet të drejtorisë komunale”, tha Tahiri.
Drejtoresha e shkollës “Migjeni”, Ardita Shala ka falënderuar komunën për këtë investim të ri, derisa ka uruar të gjithë nxënësit dhe banorët e këtij fshati për shkollën e re.