×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Përkujtohet Greva e Minatorëve që tronditi themelet e Jugosllavisë

    FrontOnline
    20 Shkurt 2021

    Minatorët e Trepçës së bashku me përfaqësuesit e menaxhmentit të kësaj ndërmarrje, kanë shënuar sot në mënyrë simbolike manifestimin tashmë tradicional “Java e Minatorëve”, duke përkujtuar kështu grevën e urisë 32 vite më parë në mbrojtje të Kosovës, që asokohe tronditi themelet e Jugosllavisë.

    Ata fillimisht vunë lule dhe bënë homazhe pranë varrit të heroit Mehë Uka në fshatin Bajgorë, për të vazhduar me vizita tek memoriali “Adem Jashari” në Prekaz, varrezat e dëshmorëve në Shipol, ndërsa aktivitetin e tyre e përfunduan tek pllaka përkujtimore e minatorëve të vitit 1989 në qendër të qytetit të Mitrovicës.

    Shyqyri Sadiku, njëri nga pjesëmarrësit e asaj greve, njëherit anëtar i Bordit të Trepçës, tha se greva e minatorëve në vitin 1989, ka qenë grevë madhështore.

    Sipas tij, për shkak të situatës së krijuar me pandeminë, është dashur të gjenden forma tjera në mënyrë që të përkujtohet dhe mos të harrohet ngjarja e para 32 viteve.

    “Ka qenë një grevë madhështore, të cilën e patëm bërë për shkak të situatës së atëhershme, andaj I përgëzoj dhe uroj të gjithë minatorët. Për shkak të pandemisë, në pamundësi të organizojmë tubime madhështore si gjithmonë në Stantërg, na është dashur të gjejmë formë në mënyrë solidare të festojmë këto ditë të minatorëve”, ka thënë Sadiku.

    Në emër të familjes, vëllai i heroit Mehë Uka, Rasim Uka, ka falënderuar minatorët dhe stafin menaxhues për respektin dhe nderin që i bënë me vizitën e tyre.

    “I falënderoj të gjithë që bënë këtë nderim pranë varrit, njëherit nderuan gjakun e të gjithë heronjve dhe dëshmorëve të Kosovës”, tha ai.

    Ndryshe, para 32 viteve minatorët e Trepçës kishin filluar grevën e urisë në mbrojtje të Kosovës nga synimet e errëta të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, duke shënuar kështu fillimin e zhbërjes së Jugosllavisë.

    Kjo grevë, qe shndërruar në rezistencë gjithëpopullore demokratike e paqësore kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën. Ajo ngjalli interesimin e botës për Kosovën dhe e bëri të njohur se kishte një problem shqiptar të pazgjidhur.

    Ishin rreth 1mijë e 300 minatorë që kishin zbritur në horizontet e minierës, ku qëndruan për tetë ditë, të vendosur të flijonin jetët e tyre për një të ardhme më të dinjitetshme të brezave që do të vinin.

    Mbi 1200 minatorë u dënuan me nga 30-60 ditë burgim, ndërsa ndaj 14 të tjerëve, bashkë me udhëheqjen e Kombinatit Trepça dhe Azem Vllasin, si figurë politike, u zhvillua një proces monstruoz politik.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen dhe besimin që kanë në potencialin...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK’së Ardian Kastrati, ka reaguar pas lajmit se vëllai i deputetes së VV’së Fitore Pacolli, ka përfituar grant 100 mijë euro...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kuvendi i Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me kontratën e re për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike të hapësirave të këtij...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, priti sot në takim Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer. Sipas një komunikate për media,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka njoftuar se pas skandalit me rezervat shtetërore, tash Qeveria ka shpallur procedurë të hapur dhe nuk...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Lideri i NISMA’s, Fatmir Limaj ka njoftuar se ka vizituar sot Malishevën duke zhvilluar një bashkëbisedim me rininë e këtij qyteti. Ai...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar me ministrin e qeverisë Kurti, Faton Peci i cili i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar ‘Turneun e Ndryshimit’ në Podujevë. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se “nga Podujeva deri në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Daut Haradinaj nga AAK ka reaguar pas lajmit se vëllai i deputetes së VV’së Fitore Pacolli, ka përfituar grant 100 mijë euro...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.