Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila është mbajtur pasi që presidenti i vendit Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij nga Dhomat e Specializuara.
Po ashtu, sot i është konfirmuar aktakuza edhe kreut të PDK-së Kadri Veseli.
Deri më tash askush nga anëtarët e kryesisë së LDK-së nuk kanë dashur të flasin para mediave, duke thënë se do të lëshojnë një komunikatë për media.