×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Para mbledhjes së dy qeverive kërkohet heqja e barrierave tregtare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Në prag të mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë më 2 tetor, ku pritet të nënshkruhen marrëveshje të reja, Instituti GAP, Instituti Riinvest dhe Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT), kërkojnë zbatimin e marrëveshjeve të kaluara tregtare.

    Në fillim të këtij viti, këto organizata kanë publikuar dy studime mbi marrëveshjet tregtare mes dy shteteve, një nga perspektiva e Kosovës me titull “Potenciali tregtar Kosovë-Shqipëri” dhe tjetri nga perspektiva e Shqipërisë “Dy shtete një ekonomi”.

    Rekomandimet e dala nga këto dy studime përfshijnë pikërisht zbatimin e marrëveshjeve, eliminimin e barrierave dhe shfrytëzimin e potencialeve ekzistuese.

    Studimet rekomandojnë, mes tjerash ngritjen e një strukture dypalëshe të qëndrueshme, me përfaqësi politike dhe teknike, me mandat të qartë dhe me detyrë monitorimin dhe shpejtimin e zbatimit të marrëveshjeve, heqja e barrierave dhe ndjekjen e hapave të tjerë drejt integrimit ekonomik; harmonizimin e legjislacionit për taksat dhe akcizat; heqjen e barrierave ekzistuese në kuadër të vendosjes dhe themelimit të biznesit në të dy vendet; krijimin e instrumenteve të përbashkëta (sikurse Fond i Përbashkët Investimi); si dhe plotësimin e vendimit për përdorimin e Portit të Durrësit nga Dogana e Kosovës për eksport dhe jo vetëm për import.

    Këto organizata kujtojnë se Shqipëria dhe Kosova janë partnerë të rëndësishëm tregtarë për njëra-tjetrën. Për Kosovën, Shqipëria zë vendin e parë sa i përket eksporteve dhe vendin e pestë sa i përket importeve. Shqipëria është e rëndësishme për Kosovën edhe për arsye se më shumë se një e treta e produkteve të tregtuara në Kosovë kalojnë transit përmes saj.

    Nga ana tjetër, edhe Kosova është partner i rëndësishëm për Shqipërinë, duke qenë i vetmi vend me të cilin ka suficit tregtar. Por, pavarësisht shkëmbimit tregtar në rritje dhe përpjekjeve për thellim të bashkëpunimit ekonomik me anë të marrëveshjeve të shumta, potenciali për rritje të shkëmbimeve tregtare për të dy vendet mbetet i pashfrytëzuar dhe barrierat tregtare janë ende duke penguar integrimin ekonomik midis tyre, thuhet në një komunikatë për media.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka zhvilluar një takim të përzemërt me familjen Hajdari dhe banorët...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka shprehur falënderimet e tij për banorët e Abrit dhe Tërdecit,...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, në ditën e tij të dytë të fushatës, pati tri tubime, në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...
    Lajme12 Janar 2025
    Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shprehur krenarinë dhe optimizmin e tij për tubimin e jashtëzakonshëm të mbajtur...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nga Ferizaj, Elmi Reçica, ka shpërndarë një mesazh për të rinjtë ferizajas, të...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka mbajtur tubim elektoral në Ferizaj. Në këtë tubim pos tjerash mbajti fjalim kryetari i PDK-së, Memli...
    Lajme12 Janar 2025
    Njohësi i arsimit, Argjend Osmani, ka komentuar gjithashtu mbi procesin e licencës së avancuar, duke theksuar se ky lloj testimi ka qenë...
    Lajme12 Janar 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur urimet e saj për rizgjedhjen e Presidentit të Kroacisë, Zoran Milanović. Në një postim në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.