×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Palmer: SHBA pret rinisjen e shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    15 Mars 2021

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq bisedoi sot përmes një video-lidhje me të dërguarin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

    Vuçiq diskutoi një numër çështjesh rajonale me Palmer, situatën e përgjithshme në lidhje me pandeminë COVID-19, masat për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe vazhdimin e dialogut me Kosovën.

    Të dy bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu situatën e përgjithshme rajonale dhe ranë dakord se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë thelbësore për përparimin politik dhe ekonomik të të gjithë rajonit.

    Zyrtari amerikan theksoi se një nga interesat prioritare të Shteteve të Bashkuara është stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor.

    Palmer theksoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe presin një rinisje të dialogut së shpejti, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe rikonfirmimin e angazhimit të Shteteve të Bashkuara për dialog dhe bisedime mbi çështje të diskutueshme.

    Ndërsa, presidenti Vuçiq theksoi se Serbia do të vazhdojë të përpiqet për arritjen e një kompromisi të vërtetë dhe të qëndrueshëm me Kosovën, duke “ruajtur shtetin dhe interesat kombëtare të Serbisë”.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Qeveria e Suedisë njoftoi se do t’i japë Ukrainës një pako të re të ndihmës ushtarake në vlerë prej 443 milionë dollarësh,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputetja nga “Lëvizja Vetëvendosje”, Mirlinda Tishukaj deklaron për Front Online se koordinimi i Kurtit dhe Osmanit është i nevojshëm. Ajo thotë se...
    Lajme09 Shtator 2024
    KFOR, misioni i NATO-s, në Kosovë ka dhënë detaje për një stërvitje që është mbajtur sot në kampin në Novosellë. Në njoftimin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet nesër me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Qeveria shqiptare, ka menduar që të vendos kamera për monitorimin e shkollave, plan ky i cili parashihet të nis vitin e ardhshëm....
    Sport09 Shtator 2024
    Dardanët janë të gatshëm për ndeshjen që Kosova e zhvillon në rrethin e dytë të Ligës së Kombeve përballë Qipros. Ndeshja që...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Shërbimet polake të sigurisë kanë neutralizuar një operacion sabotues të orkestruar nga Rusia dhe Bjellorusia për të destabilizuar Poloninë, tha zëvendëskryeministri Krzysztof...
    Sport09 Shtator 2024
    FC Ballkani është bërë më trajner të ri. Artim Pollozhani është emëruar në krye të shtabit teknik të kampionëve në fuqi të...
    Lajme09 Shtator 2024
    Prishtinë- Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), përmes një komunikate për medie, kanë shprehur shqetësim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.