Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalur në mbështetje të Kombëtares së Kosovës në futboll pak para fillimit të ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut, përcjellë KosovaPress.
Ajo ka thënë se përkundër rezultatit, djemtë do të admirohen e mbështeten secilën herë që veshin fanellën e dardanëve.
“Fitoret i japin hijeshi futbollit, ndaj sonte prej djemve të Kosovës presim shkëlqim në fushë.
Por, përtej rezultatit, këta djem siç do të duartrokiten sonte, do të admirohen e mbështeten secilën herë që veshin fanellën e dardanëve!. Forca Kosova”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në “Facebook”.