Këshilli për Zbatimin dhe Monitorimin KZM miratoi një aranzhim për rehabilitimin e rrugëve në komunën e Deçanit duke e respektuar Ligjin përkatës të Kosovës nr. 03 / L-039 për Zonat e Veçanta të Mbrojtura (ZVM) të datës 15 qershor 2008. Aranzhimi përfshin zhvillimin sinkron/të njëkohshëm të dy rrugëve, asaj ndërkombëtare të bajpasit jashtë kufijve të ZVM dhe të një rruge lokale brenda ZVM.
Aranzhimi u lehtësua nga Ambasadori Italian në Kosovë Nicola Orlando, me mbështetjen dhe ekspertizën e siguruar nga Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Michele Risi.
Me ç’rast Orlando është shprehur se është i nderuar që kontribuoi në këtë lehtësim së bashku me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Risi. Ai ka theksuar se ky është një hap i parë në drejtimin e duhur.
Mes tjerash ambasadori i Italisë në Kosovës, Nicola Orlando u ka bërë thirrje të gjitha palëve të punojnë ngushtë për zbatimin.
“Isha i nderuar të kontribuoja në këtë lehtësim së bashku me Komandantin e Kosovo Force – KFOR, Gjeneral Risi. Është një hap i parë në drejtimin e duhur. Tani, ftohen të gjitha palët që të punojnë ngushtë për zbatimin. #Italia është e gatshme ta mbështesë. Tani, ftohen të gjitha palët që të punojnë ngushtë për zbatimin. #Italia është e gatshme ta mbështesë”, ka shkruar Orlando në Twitter.