×
  • Lajme
  • Lajme

    ​OHTK reagon për ndërhyrjen e policisë në një restorant në Prishtinë

    FrontOnline
    10 Mars 2021

    Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) ka reaguar për ndërhyrjen e policisë së një restorant në Prishtinë.

    Nëpërmjet reagimi OHTK thotë se ka dëshmi që ndërhyrja e policisë ishte brutale dhe është kaluar çdo kompetencë.

    “Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës reagon ashpër për rastin e ndërhyrjes së pjesëtarëve të policisë, me datë 8.03.2021 në ora 22:02 minuta bashkë me pjesëtarë të tjerë nga Inspektorati në restaurant Extra Fish Prishtinë. Sipas informacioneve, pikërisht nga deklaratat e pronarëve kemi dëshmi reale që ndërhyrja ka qenë brutale dhe është kaluar çdo kompetencë! Edhe pse klientët kanë qenë duke i kryer pagesat dhe duke e liruar lokalin, në Restaurant Extra Fish është bërë një ndërhyrje e pazakontë dhe e paparë më herët, duke ushtruar dhunë brutale mbi stafin punues të këtij vendi. Përveç dhunës në hapësirat e restorantit, është ushtruar dhunë edhe më e madhe në stacionin policorë! Njëherit, në bazë të informacioneve akterët pjesëmarrës e kanë ndërruar deklaratën para organeve kompetente pothuajse tre herë radhazi, ashtu siç iu ka përshtatur atyre”, thuhet në reagimin e OHTK.

    Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës kërkon që, “Sa më parë të ndërpriten këto dukuri kaq negative ndaj subjekteve hoteliere; Gjatë inspektimit nga inspektorati mos të ketë prezencë të policisë sepse po paraqesin shqetësim dhe imazh të keq para masës; Mos të ketë ndërhyrje të tilla ndaj subjekteve hoteliere, sepse të njëjtat nuk janë subjekte kriminale, por janë afaristë dhe kontribuues të ekonomisë së vendit; Inspektorati në përputhje me detyrat dhe në bazë të ligjit, ta përfundojnë punën e vet dhe mos ti tejkalojnë kompetencat; Të shqiptohen dënime ndaj akterëve të cilët kanë ushtruar dhunë, dhe kjo gjë të dëshmohet në mënyrë që të jenë shembull për të tjerët që mos të veprojnë në mënyrë të tillë”.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pas ndeshjes Rumani-Kosovë është shprehur se lojtarët e Kosovës treguan zemër e shpirt në këtë ndeshje. Ai...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku në një prononcim për “Front Online” thotë se premtimi i VV’së për padinë ndaj...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka deklaruar se tregu kosovar i naftës ka pasur një stabilitet të vazhdueshëm...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    55 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vend. 26 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar dhe...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur, Bajram Qerkini, ka shprehur zhgënjim ndaj Qeverisë ‘Kurti’. '’Ne kemi menduar që premtimet e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy persona, babë e djalë, janë arrestuar dje në Prishtinë, meqë pas një mosmarrëveshje verbale kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Pas intervistimit, të...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Korça është mbuluar mëngjesin e sotëm nga një shtresë e borës. Gjatë natës qyteti është përfshirë nga reshje bore, ndërka në zonat...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Janë zhdukur dy vajzë në Rahovec, ku njëra prej tyre është e mitur. Për rastin e të miturës policia thotë se është...
    Vip16 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur, Rina Balaj po vjen me një projekt të ri muzikor. Kësaj radhe ajo po vjen në bashkëpunim me Gesko....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.