×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Nuk kalon marrëveshja për transferimin e personave të dënuar

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Në mungesë të vendimmarrjes në Kuvend nuk ka kaluar Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për transferimin e personave të dënuar. Ani pse të gjitha partitë politike u shprehën pro ratifikimit të kësaj marrëveshje, mungesa e propozuesit të projektligjit, ministrit të Drejtësisë bëri që Lëvizja Vetëvendosje të përmbahet nga votimi.

    Kryetari i Komisionit për Legjislacion, deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj tha se kjo iu ndihmon të dënuarve për rehabilitim shoqëror.

    “Rëndësia e transferimit të personave të dënuar qëndron në faktin se iu ndihmon të dënuarve për rehabilitim shoqëror dhe me këtë marrëveshje Kosova merr përsipër obligimet ndaj shtetasve të saj të cilët mund të jenë të dënuar dhe mund të jenë duke vuajtur dënimin në Itali”, tha ai.

    Përkundër përkrahjes, kritika për mungesën e ministrit Selimi adresoi deputeti i LVV-së, Dimal Basha.

    “A është me rëndësi për qytetarët e Kosovës të shohin këtë qeveri të brishtë ku ministrat nuk vijnë as me prezantua marrëveshjet ndërkombëtare që janë shumë të rëndësishme. Derisa na akuzojnë se ne nuk jemi për të ndihmuar qytetarët. Kjo është një marrëveshje ndërkombëtare që është aprovuar në komision, por ministri nuk ka gjet kohë me ardh këtu. Ne si subjekt politik e përkrahim”, tha ai.

    E nënshkrues i kësaj marrëveshje, ish ministri i PDK-së, Abelard Tahiri tha se nëse ratifikohet kjo marrëveshje qytetarëve iu mundësohet të vijnë dhe dënimin të vuajnë në Kosovë.

    “ Kjo është një marrëveshje që unë e kam nënshkruar sa kam qenë ministër i Drejtësisë. Kemi një numër të qytetarëve që vuajnë dënime në qendrat korrektuese në Itali dhe nëse ratifikohet kjo marrëveshje atyre iu mundësohet të vijnë dhe dënimin të vuajnë në Kosovë”, u shpreh ai.

    E mungesën e ministrit të Drejtësisë, e arsyetoi shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj.

    “Pse nuk është ministri, është në një takim zyrtar dhe sot kemi pasur një ndryshim të rendit të ditës. Nuk është se ka pasur një neglizhencë sepse ministri ishte më herët”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard R. Verma, ka shkuar në Kryeministri për...
    Lajme10 Janar 2025
    Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka prezantuar statistikat që flasin për punën dhe përkushtimin e këtij institucioni ndër vite. Sipas të dhënave,...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma, është pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani në Presidencë. Në fillim të...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Njohës i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline, ka folur lidhur vendimin e fundit të SHBA-së për të marrë masa sanksionuese...
    Lajme10 Janar 2025
    Gjatë ditës së sotme pritet të emërohet drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Propozim-vendimi për emërimin e drejtorit ekzekutiv të...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit mbledhja e Qeverisë pritet të nis...
    Lajme10 Janar 2025
    MCA Kosova sot mban konferencë lidhur me procedurat e parakualifikimit për dizajnimin dhe dërtimin e sistemeve të mëdha për ruajtjen e energjisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke pretenduar se kjo parti nuk i kalon...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.