Deputeti i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi është përjashtuar me 5 ditë në Kuvend të Shqipërisë.
Ky vendim erdhi pas përjashtimit ditën e seancës parlamentare të 5/11/2020.
Ky vendim erdhi pasi kryetari i parlamentit, Gramoz Ruçi nuk pranoi t’i jepte fjalën për të replikuar pas debatit mes kryeministrit Edi Rama dhe Kujtim Gjuzit, ndërsa Alimadhi iu drejtua Ruçit duke e ofenduar “komunist i ndyrë”.