×
  • Sport
  • Sport

    ​Neymar sërish në telashe me autoritetet e Brazilit

    FrontOnline
    28 Dhjetor 2020

    Futbollisti i Brazilit Neymar është në qendër të një stuhie të re polemikash pasi disa media braziliane raportuan se ai organizoi një mbrëmje të madhe të Vitit të Ri pavarësisht nga pandemia e koronavirusit.

    Acelmo Goes, një kolumnist për gazetën “O Globo”, pohoi se sulmuesi i Paris Saint-Germain po pret 500 njerëz për një aheng gjatë një jave në rezidencën e tij luksoze buzë plazhit afër Rio de Janeiro që filloi të Shtunën dhe do të zgjasë deri në ditën e Vitit të Ri.

    Brazili ka pësuar numrin e dytë më të madh të vdekjeve të lidhura me Covid-19 në botë me më shumë se 191,000, ndërsa 7.4 milionë njerëz kanë marrë virusin, përcjell KosovaPress.

    Neymar, i cili nuk është i panjohur për polemikat mbi festat e tij, thuhet se instaloi edhe pajisje izoluese të zërit për t’u përpjekur të shmangte shqetësimin e fqinjëve të tij.

    Telefonat celularë të mysafirëve thuhet se do të konfiskohen në derë për të parandaluar çdo provë që gjen rrugën e saj në mediat sociale.

    Përfaqësuesit e Neymar mohuan thashethemet, duke lëshuar një deklaratë ku thuhet se nuk do të kishte asnjë festë në vilën e Neymar.

    Vila e Neymar është në Mangaratiba, një qytet i vogël në një zonë të vendpushimeve luksoze bregdetare në shtetin Rio de Janeiro.

    Bashkia lokale e qytetit ka lutur rreth 41,000 banorët e saj të mos mbajnë festa të fundvitit dhe ka ngritur pengesa për të parandaluar mbledhjen e njerëzve.

    “Ne nuk kemi ndonjë informacion në lidhje me këtë festë,” tha bashkia e qytetit në një deklaratë dërguar për “AFP”.

    Nga Rubrika
    Sport23 Dhjetor 2024
    Prej kthimit te Baseli, Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer si askush tjetër në Superligën e Zvicrës në futboll. Paraqitjet e 33-vjeçarit kanë tërhequr...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Valencia ka shkarkuar trajnerin Ruben Baraja pas një fillimi të dobët të sezonit, që e ka lënë ekipin në zonën e rënies...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Amin Hot është shpallur lojtari më i vlefshëm i xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Fundori Hot të shtunën...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Numri i emigrantëve shqiptarë me leje të rregullt qëndrimi në Greqi shënoi rënie gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave të ministrisë greke...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, nga 1 shkurti 2025, çmimet e barnave në Kosovë do të unifikohen dhe ulen në mënyrë...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Valencia ka shkarkuar trajnerin Ruben Baraja pas një fillimi të dobët të sezonit, që e ka lënë ekipin në zonën e rënies...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të Qeverisë së Kosovës lidhur me çështjen e certifikimit të...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Gjilan, ku ka mbajtur takime me biznesmenë dhe studentë. Hamza ka...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.