Nëse dëshironi të tërhiqni lumturi dhe energji pozitive në shtëpinë tuaj, mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është të keni gjithmonë një frutë në shtëpi.
Portokajtë luajnë një rol shumë të rëndësishëm në Feng Shui, pasi konsiderohen se kanë një energji të fortë yang. Dhe kjo energji, thonë ekspertët, është e ndritshme, e mirë, e gëzuar, si dielli në mesditë.
Kjo frutë përdoret shpesh në Feng Shui për të pastruar hapësirën, përkatësisht për të zëvendësuar energjinë negative me atë pozitive dhe gëzim.
Ju thjesht mund të mbani portokall në tryezë – ngjyra e tyre është e mirë sepse hapësira do të duket menjëherë më e lumtur, dhe do të përhapë një aromë të këndshme.
Përveç tërheqjes së lumturisë dhe energjisë pozitive, portokalli gjithashtu ka një ngjyrë të mrekullueshme, dhe përveç frutave të freskëta, ju mund të mbani fotografi të portokallit në shtëpi, pasi gjithashtu do të “funksionojnë” po aq mirë.
Ndryshe, Feng Shui mund të klasifikohet si doktrinë orientale e cila shërben për të definuar kushtet e mira në mënyrë që ambientet e punës dhe të shtëpisë të jenë të harmoni të plotë. Në përdorim të gjerë në shumë vende në Azi, në Evropë ajo erdhi më vonë si filozofi duke nxitur kuriozitet dhe debat.