Nëna rrah djalin e saj në Podujevë
Një fëmijë në Podujevë është keqtrajtuar nga nëna e tij.
Nga policia kanë njoftuar se nëna kishte ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të saj.
Për këtë rast është njoftuar edhe punëtori i qendrës për punë sociale dhe prokurori kompetent, e ku me vendim të të cilit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
“Raportohet se ndaj viktimës mashkull kosovar është ushtruar dhunë fizike nga e dyshuara femër kosovare. Në lidhje me rastin është njoftuar punëtori i qendrës për punë sociale dhe prokurori kompetent, me vendim të të cilit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.