×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Në institucione mungojnë dezinfektuesit, maskat dhe matësit e temperaturës

    FrontOnline
    16 Tetor 2020

    Monitoruesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), të cilët gjenden në të gjitha gjykatat e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe degët e gjykatave, kanë monitoruar zbatimin e masave anti-COVID-19 nga ana e institucioneve gjyqësore dhe prokuroriale.

    Sipas një komunikate të lëshuar nga IKD, thuhet se zbatimi i masave për parandalimin e COVID-19 është monitoruar edhe në disa institucione të tjera, siç është Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), Kuvendi i Republikës së Kosovës, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ministri të caktuara etj. Monitorimi i zbatimit të masave është bërë nga data 8 deri më 14 tetor 2020.

    Monitoruesit e IKD-së kanë monitoruar zbatimin e masave kryesore për parandalimin e pandemisë COVID-19 siç janë: 1) Mbajtja e maskave; 2) Respektimi i distancës sociale; 3) Vendosja e dispenzerit të dezinfektuesit në hyrje të objekteve; 4) Vendosja e maskave për palët në hyrje të objekteve dhe 5) Vendosja e njoftimeve për masat për parandalimin e COVID-19.

    Me këtë rast, gjatë këtij monitorimi, IKD ka gjetur se të gjitha institucionet kanë vendosur njoftimet lidhur me masat anti-Covid-19.

    Por, në këtë nivel nuk është respektuar edhe obligimi për të vendosur dezinfektues në hyrje të objekteve të këtyre institucioneve. Kjo pasi dispenzerët e dezinfektuesve janë vendosur në hyrje të gjithsej 17 institucioneve, derisa nuk janë vendosur në hyrje të tetë (8) institucioneve.

    Ndërsa, vendosja e maskave në hyrje të institucionit për palët që paraqiten pa maska, është bërë vetëm në raste përjashtuese. Kjo pasi kjo masë është zbatuar nga vetëm tri (3) institucione, derisa nuk është zbatuar nga 22 institucione të tjera.

    Sa i përket seancave gjyqësore, IKD ka gjetur se obligimi për bartjen e maskës sipas rekomandimeve të IKShPK-së është zbatuar në shtatë (7) raste, derisa nuk është zbatuar në 28 raste të tjera.

    Ndërsa, gjatë seancave gjyqësore, respektimi i distancës është bërë në vetëm shtatë (7) raste, derisa kjo masë nuk është respektuar në 16 raste të tjera.

    Gjatë këtij monitorimi, IKD ka gjetur se është problematike edhe çështja e korridoreve të gjykatave, veçanërisht të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në korridoret e të cilave ka një numër të madh të qytetarëve dhe stafit të cilët nuk kanë të vendosura maskat si dhe nuk e respektojnë distancën sociale.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në Graçanicë, gjatë kontrollit në automjetin e një të dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë copë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka njoftuar për përfundimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzës për vrasjen e Liridona...
    Lajme15 Janar 2025
    Misioni i OSBE-së në Kosovë ka theksuar se përvjetori i masakrës së Reçakut kujton përgjegjësinë kolektive për t’u përballur me të kaluarën...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e bëra në këtë...
    Kronika15 Janar 2025
    Një shtetas i Shqipërisë ka kërkuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti ka deklaruar se pasi ka kaluar me veturën e tij...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në mëngjesin e së mërkurës, ka hyrë në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e...
    Kronika15 Janar 2025
    Te martën, policia nё Pejё ka arrestuar një person i cili ka shtënë me armë zjarri dhe ka refuzuar të dorëzohet te...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sokol Havolli, ka akuzuar Qeverinë aktuale për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes, dhe për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.