×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Nagavci nuk ia jep fjalën Zemajt, i thotë se nuk mund të flas sa herë dëshiron në Kuvend

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci është përplasur me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj në seancën e sotme plenare për menaxhimin me COVID 19.

    Pas kritikave të ashpra të deputetit të LVV-së, Fitim Uka karshi të parit të shëndetësisë, Zemaj insistoi të marrë fjalën në emër të qeverisë, por kryesuesja e seancës, nuk ia dha një mundësi të tillë, pasi Zemaj kërkonte të fliste në emër të qeverisë e jo replikë ndaj deputetit.

    Përkundër insistimit, e dyta e legjislativit i tha kreut të shëndetësisë në vend se ai në Kuvend nuk e merr fjalën sa herë të dëshiron.

    “Jo sa herë të doni, një raund i deputetëve dhe mandej ju, jo sa herë doni. Sipas rregullores jo sa herë të doni. Ismet Beqiri e ka fjalën. Pasi të përfundon pastaj…zotëri Zemaj nëse dëshironi për replikë mund të merrni fjalën, ndërsa nëse dëshironi me u adresu në emër të qeverisë, pasi të përfundoni deputetët. Nuk e merrni fjalën sa herë dëshironi. Zotëri Zemaj a keni replikë”.

    E ministri Zemaj vazhdimisht iu referua kryesueses së seancës se nuk është duke lexuar rregulloren e Kuvendit drejtë.

    “Urdhëro, rregulloren lexo”, tha ai.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se për nder të muajit rozë, të tetorit është ndriquar godina e Qeverisë. Kurti përmes...
    Lajme14 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi ka ironizuar gjatë lidhjes direkte në emisionin “Debat Plus” lidhur me...
    Lajme14 Tetor 2024
    Gjatë ditës opozita ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ushqimit të pjesëtarëve të FKS-së. Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes këtë...
    Të tjera
    Lajme14 Tetor 2024
    Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar ka arritur të arrestoj një person me urdhër arrest ndërkombëtarë....
    Lajme14 Tetor 2024
    Sot, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, priti në takim Ndihmëssekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njëkohësisht Drejtoresha Rajonale e UNDP-së për Evropën, Ivana...
    Sport14 Tetor 2024
    Shqipëria ka fituar si mysafir i Gjeorgjisë  me rezultat 1-0 në kuadër të Ligës së Kombeve, ku kuqezinjtë shënuan golin e vetëm...
    Lajme14 Tetor 2024
    Në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me zëvendëskryeministrin dhe njëherësh ministrin e Punëve...
    Lajme14 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti, po ia hap rrugën agjendës së Beogradit, duke minuar...
    Sport14 Tetor 2024
    Shqipëria po luan si mysafir i Gjeorgjisë në kuadër të Ligës së Kombeve, ku kuqezinjtë në fillimin e pjesës së dytë kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.