×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Mustafa: Do të angazhohemi maksimalisht në avokim për sektorin e qumështit gjithkund ku do të ketë nevojë

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2020

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi takim informues me përfaqësues të Shoqatës të Industrisë së Qumështit të Kosovës, të përfaqësuar nga kryetari Gani Durmishaj dhe anëtari i Kryesisë Lulëzim Aliu.

    Në këtë takim u diskutua çështja e stoqeve të produkteve të qumështit.

    Sipas komunikatës ministrore ministri Mustafa sërish njoftoi se Qeveria qëndron prapa vendimit të për t’i subvencionuar stoqet e produkteve të qumështit që janë me prejardhje të yndyrës shtazore në masë prej 25% të vlerës. “Duke pas parasysh se vendimet për themelimin e komisionit për verifikimin e stoqeve janë marrë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ne si MBPZhR do të angazhohemi maksimalisht në avokimin e kërkesave të sektorit të qumështit, brenda mundësive ligjore dhe financiare”, tha mes tjerash ministri Mustafa.

    Tutje, ministri Mustafa tha se pagesa e subvencioneve sivjet do të realizohet dy herë, për të përballuar sa më lehtë mungesën e shitjes së produkteve bujqësore sivjet, si rezultat i pandemisë Covid-19.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në një reagim të saj publik thotë se sot e shënuan me shumë aktivitete Ditën Ndërkombëtare për...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Prishtinë-Në fjalën përfundimtare ndaj të akuzuarit për terrorizëm, Nehrudin Skenderi prokurori special, Bekim Kodraliu kërkoi që të njëjtit t’i sekuestrohen paratë që...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka njoftuar se partia e tij do të mbajë konventën politike për prezantim të programit dhe kandidatëve...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    Leonard Ademaj ka thënë se ngritja e një aktakuze më shpejtë për vrasjen e motrës së tij, Liridona Ademaj dhe dënimi maksimal...
    Lajme20 Nëntor 2024
    “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë për Safet Demirin legjitimon praktikën sistematike diskriminuese të pasivizimit të adresave që ka për cak shqiptarët....
    Lajme20 Nëntor 2024
    IPKO organizon edicionin dimëror të IPKO UNI Tournament 2024, duke bashkuar studentët në turneun më të madh të tyre në lojëra elektronike,...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca e rradhës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë seancë dëshmoi dëshmitari me...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Anija “Coral Princess” e Princess Cruises është goditur nga një shpërthim norovirusi gjatë një udhëtimi 31-ditor nga Singapori në Los Angeles. Nga...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është shprehur se dekretimi i datës së zgjedhjeve duhet të shënojë fillimin e një procesi intensiv konsultash...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.