×
  • Lajme
  • Lajme

    ​MPJD: Serbia po fsheh qëllimisht të vërtetën e gjenocidit të kryer në Kosovë

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shpreh indinjatën e thellë ndaj autoriteteve në Serbi, të cilat vazhdojnë të fshehin krimet monstruoze të kryera në Kosovë, duke mos treguar vendndodhjen e mbetjeve mortore të qytetarëve të pafajshëm, të vrarë nga forcat paramilitare serbe, trupat e të cilëve janë fshehur qëllimisht në varrezat masive nëpër Serbi.

    Në reagimin e MPJD-së, thuhet se Gjykatat dhe prokuroria e ashtuquajtur e krimeve të luftës në Serbi me dekada kanë qenë në dijeni për mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës në vendin e quajtur Kizhevak, afër Rashkës, por nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për të zbardhur këtë krim dhe për të urdhëruar paraburgimin e atyre që janë përgjegjës për kryerjen e këtyre krimeve gjenocidale.

    Kjo dëshmon se krimet e kryera nga aparati shtetëror e kriminal i Millosheviqit, bashkëpunëtorët e ngushtë dhe besnikët e të cilit sot janë në krye të shtetit serb, Vuçiç e Daçiq, qëllimisht po mbajnë të hapur një nga plagët më të rënda të Kosovës së pasluftës, çështjen e të pagjeturve. Kjo shpërfaqë edhe fytyrën e vërtetë të udhëheqësve të Serbisë, të cilët kurrsesi nuk po distancohen nga e kaluara e tyre kriminale. Nuk mund të ketë as dialog e as marrëveshje përfundimtare me një shtet i cili vazhdon të mos kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë dhe që vazhdon të fsheh gjurmët e gjenocidit. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta shoh Rashkën dhe varrezat tjera masive në Serbi dhe të mos heshtë përballë fakteve që dëshmojnë përgjegjësinë e Serbisë para drejtësisë ndërkombëtare për secilin krim, masakër dhe gjenocidin e kryer në Kosovë.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përgëzon, Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe drejtorin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, që po punojnë me shumë përkushtim për zbulimin dhe identifikimin e trupave të të pagjeturve të fshehur në këtë varrezë masive në Serbi.

    Ia kemi borxh Kosovës, nënës Ferdonije në Gjakovë dhe të gjitha nënave dhe familjarëve të të pagjeturave që të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë dhe të mos lëmë gur pa lëvizur deri në ndriçimin e plotë të fatit të të dashurve të tyre.

    Me mendje e zemër jemi pranë familjarëve në këtë periudhë të vështirë, për të cilët këto ditë po rëndohet dhimbja, dhe po thellohet plaga e luftës, 21 vjet pas përfundimit të saj.

    Vazhdimi i politikës së pandëshkueshmërisë së Serbisë, vazhdon të jetë njollë në drejtësinë ndërkombëtare.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.