Gjatë ditës në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe me vranësira. Kështu bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK).
Kjo situatë meteorologjike mbetet si pasojë e masave anticiklonike të cilat mbesin të qëndrueshme mbi kontinentin e Evropës Juglindore.
Temperaturat në vise të ulëta do të lëvizin nga 1 gradë Celsius deri në 13 gradë C, ndërsa ato në vise malore 0 garadë Celsius deri në 11 gradë Celsius.
Ndërkohë që era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-5m/s. Indeksi UV: 2
Gjatë këtyre ditëve të parashikimit do të vijoj mot kryesisht i ngjashëm. Kjo situatë meteorologjike mbetet si pasojë e masave anticiklonike të cilat mbesin të qëndrueshme mbi kontinentin e Evropës Juglindore.