×
  • Vip
  • Vip

    ​MKRS e nderon Luan Dakën me çmimin për veprën kombëtar jetësore

    FrontOnline
    02 Tetor 2020

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, çmimin për veprën kombëtare jetësore e ka ndarë për aktorin dhe regjisorin, Luan Daka. Në një ceremoni solemne u ndan edhe çmimet vjetore për teatër.

    Çmimi për shfaqjen më të mirë e mori shfaqja “Erveheja” e Drita Begollit. Çmimin vjetor për regjinë më të mirë e mori regjisorja, Elmaze Nura. Në këtë ceremoni u nda edhe çmimi për aktorin më të mirë të vitit, të cilin e mori aktori, Ardian Morina për interpretimin e tij në shfaqjen “Unë jam vetë grua”.

    Ministria e Kulturës çmimin për produksionin teatror e ndau për qendrën “Multimedia”.

    Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Engelbert Zefi i ka ndarë këto çmime, pasi që ministrja, Vlora Dumoshi ndodhet në Tiranë, ku po mbahet mbledhja e dy qeverive.

    Kumtimin e çmimeve e bëri kryetarja e jurisë, Marigona Bekteshi e cila tha se këto çmime janë ndarë nga një juri profesionale.

    “Çmimi për veprën jetësore ndahet për Luan Daka…Ky çmim i ndahet artistit Daka duke u bazuar në kreativitetin e thellë inovacionin dhe origjinalitetin që ai përcakton në fushën e artit dramatik, si në teatër, radio dhe televizion. Në rrafshin artistik është autor i teksteve skenike, regjisor i shfaqjeve, regjisor i radiodramave, aktor i suksesshëm regjisor i teatrit dhe filmit, ekspert në fushën teatrore dhe filmike”, tha ajo.

    Fituesi i çmimit për veprën jetësore për vitin 2019, Luan Daka tha se vitet e fundit artistët kanë dëshmuar vlerat artistike brenda dhe jashtë Kosovës.

    Derisa falënderoi për çmimin me të cilin sot u nderua, Daka tha se suksesi i artistëve është i pamundur pa përkrahjen profesionale dhe morale.

    “Artistët janë të ndjeshëm si fëmijët me kalim të viteve bëhen edhe më të ndjeshëm. Këto vitet e fundit artistët janë dëshmuar me vlera të shkëlqyera artistike si brenda ashtu edhe jashtë kjo a bënë krenar të gjithë por kjo nuk mund të arrihet pa përkrahjen absolute financiare e morale profesional të ministrisë së Kulturës”, tha Daka.

    Drita Begolli e cila mori çmimin për shfaqjen më të mirë të vitit u shpreh e lumtur që pas 40 viteve karrierë po nderohet puna dhe vepra e saj.

    “Çmimet gjithmonë janë të rëndësishme për jetën e njeriut e veçanërisht për një krijues në këto momente më keni bërë më të lumtur dhe e keni begatuar jetën time dhe familjes time”, u shpreh Begolli.

    Fituesja e çmimit si regjisorja e vitit, Elmaze Nura tha se ndihet mirë ku puna e saj vlerësohet nga shteti.

    “Të vlerësohesh nga shteti yt,të vlerësohesh nga artistët tanë nga kolegët tuaj është një nder i veçantë dhe emocion i veçantë“, tha ajo. /B.Ibishi/

    Nga Rubrika
    Vip29 Dhjetor 2024
    Konkurrentet e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta dhe Sara e kanë pasur një diskutim për ndodhitë e fundit. Nuk lanë...
    Vip28 Dhjetor 2024
    Pasi u largua papritur nga shtëpie BBV, Redoni ka folur për herë të parë sot me Eglin, një nga banoret me të...
    Vip28 Dhjetor 2024
    Gili dhe Redoni u larguan papritur nga Big Brother VIP Albania, pas disa ditësh qëndrimi në shtëpi. Sot, ata shpjeguan arsyet pas...
    Të tjera
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, deklaroi për Frontonline se situata e furnizimit me energji elektrike në këtë komunë është stabile dhe...
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Për 24 orë në Kosovë, sipas të dhënave të policisë janë regjistruar 108 aksidente. Prej tyre 28 me të lënduar, ndërsa 80...
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, për FrontOnline ka deklaruar se nuk ka pasur mungesë të energjisë elektrike...
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Në shumë qytete të Kosovës, mungesa e energjisë elektrike është bërë një problem shqetësues që ka prekur drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, por...
    Kronika29 Dhjetor 2024
    Një burrë në Viti dyshohet se derisa ishte në një restorant i është përkeqësuar gjendja, e si pasojë ka humbur dhe jetën....
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Siguria në shkolla është gjithnjë e më e diskutuar në Komunën e Prishtinës, duke pasur parasysh rritjen e shqetësimeve për sigurinë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.