×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    ​Mjekët zbulojnë se COVID-19 gjithashtu ndikon në sistemin e tretjes

    FrontOnline
    11 Mars 2021

    COVID-19 është kryesisht një sëmundje që shkakton probleme të frymëmarrjes, por gjithashtu mund të prekë pjesë të tjera të trupit.

    Mjekët kanë vërtetuar se COVID-19 mund të prekë mushkëritë, zemrën, por edhe sistemin e tretjes.

    Sipas statistikave, 53 për qind e pacientëve me COVID-19 zhvillojnë të paktën një simptomë gastrointestinale, shkruan Times of India.

    Përveç kësaj, te disa pacientë, simptomat gastrointestinale mund të shfaqen në një fazë të hershme të sëmundjes, dhe në disa pacientë ato janë treguesi i vetëm i infeksionit.

    Ka disa shenja të zakonshme që tregojnë se COVID-19 ndikon në sistemin e tretjes:

    Humbja e oreksit

    Disa persona me COVID-19 kanë raportuar humbje të oreksit. Humbja e pazakontë e oreksit mund të jetë tregues i infeksionit. Ngrënia e ushqimit të shëndetshëm është çelësi për shërimin nga sëmundja dhe humbja e oreksit mund të ngadalësojë shërimin dhe të shkaktojë humbje peshe.

    Për të shmangur këtë, ekspertët rekomandojnë që pacientët të hanë ushqime të pasura me energji dhe proteina dhe që ndihmojnë në forcimin e përgjigjes imune.

    Ngërçet

    Disa pacientë raportuan ngërçe dhe dhimbje barku si simptoma të koronavirusit. Dhimbja e stomakut mund të shkaktohet nga ndonjë inflamacion aktiv ose infeksion i zorrëve. Përveç kësaj, ato mund të ndodhin kur virusi sulmon traktin e ndjeshëm të tretjes.

    Vjellje dhe diarre

    Këto simptoma zakonisht shfaqen në fazën fillestare të sëmundjes. Në raste të infeksionit serioz, disa pacientë gjithashtu mund të vjellin gjak dhe kanë nevojë për kujdes urgjent mjekësor. Diarreja mund të jetë tregues i një forme të moderuar ose të rëndë të sëmundjes.

    Humbja e shijes dhe nuhatjes

    Këto janë disa nga simptomat që janë karakteristike për COVID-19, dhe mund të jenë një tregues i problemeve gastrointestinale të shkaktuara nga virusi. Përveç kësaj, humbja e shqisës së shijes dhe nuhatjes mund të çojë në humbjen e oreksit, e cila mund të ndikojë më tej në tretje dhe vetë-shërim.

    Përveç kësaj, infeksioni viral mund të shkaktojë humbje peshe dhe mund të ndikojë negativisht në metabolizëm, i cili mund të prishë shërimin dhe të dobësojë përgjigjen imune.

    Nga Rubrika
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Konsultimet publike për mbylljen apo jo të platformave sociale `TikTok` dhe `Snapchat` kanë nisur nga shkolla “Sami Frashëri” me një përfaqësi prindërish....
    Lajme26 Nëntor 2024
    Gazetari i FAZ, Michael Martens, ka zbuluar detaje nga libri i ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, të cilat lidhen me rajonin e Ballkanit...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë pritur në takim arkitektin kroat, Andrija Mutnjakoviq, i cili ka dizajnuar...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Pavarësisht reformave të fundit në legjislacionin e migrimit për punësim, Gjermania vazhdon të përballet me një mungesë serioze punonjësish të kualifikuar. Sipas...
    Vip26 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur kosovare e muzikës moderne, por edhe asaj popullore, sot feston ditëlindjen. Ndonëse duket si vajzë e re, Yllka Kuqi...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës do të mbajë nesër mbledhje, me fillim nga ora 10:00. Në rend dite janë 15 pika. Pika e parë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.