Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu priti sot në takim guvernatorin e Bankës Qendrore, Fehmi Mehmetin, me të cilin bisedoi mbi përfaqësimin e Kosovës në Arbitrazh dhe bashkëpunimit për përfaqësim sa më dinjitoz në këtë institucion.
Guvernatori Mehmeti e vlerësoi të rëndësishëm koordinimin ndërinstitucional dhe njëherësh ofroi bashkëpunimin për përfaqësimin sa më profesional në Arbitrazh.
Ministrja Haxhiu shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e plotë për të ofruar bashkëpunim brenda kompetencave në synim të rezultatit sa më të mirë në këtë përfaqësim.
Guvernatori Mehmeti theksoi edhe rëndësinë e rregullores për përcaktimin e kritereve për vlerësimin e dëmeve jo-materiale si dhe vështirësitë e bashkëpunimit me institucionet kryesore të drejtësisë.
Në takim u diskutua edhe mbi rëndësinë e themelimit të Gjykatës Komerciale duke adresuar çështjen e përzgjedhjes së ekspertëve financiarë dhe profesionalizmit të tyre.