Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit këtë vit Çmim Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”, ia ndau autorit, njëherit kryetarit të Akademisë së Shkencave, Mehmet Kraja.
Për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë̈ së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndau edhe çmimet vjetore për letërsi për Ag Apollonin dhe Blerina Rugova-Gaxha.
Ministrja në detyrë, Vlora Dumoshi tha se përmes letërsisë është shpërfaqur identiteti jonë kombëtar.
Dumoshi: Letërsia është shtet ndërtimi i Kosovës
“Nuk është e rastësishme që e kemi caktu këtë ditë për ta ndarë këtë çmim. Letërsia është shtet ndërtimi i Kosovës. Gjithmonë e kemi shpërfaqur identitetin tonë kombëtar përmes letërsisë, vargut dhe prozës”, tha ajo.
Ndërsa, fituesi i çmimit, autori Mehmet Kraja duke u shpreh falënderues, tha se çmimet nuk e bëjnë letërsinë, por për ambientin e letërsisë kanë rëndësi.
Kraja: Çmimet nuk e bëjnë letërsinë
“Urojë që vlerësimet që kanë dalë nga juria të jenë vlerësime reale. Çmimet nuk e bëjnë letërsinë, por për ambientin e letërsisë kanë rëndësi”, tha ai.