Mblidhet sot komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Komisioni pritet të mblidhet në ora 09:00 e ku në rend dite fillimisht ka miratimin e procesverbalit të mbledhjes së mbajtur më 18 nëntor.
Ndërkohë që anëtarët e këtij komisioni do të takohen me përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbime të Jashtme të Republikës së Kosovës.