×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Mblidhen shtatë komisione parlamentare

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen sot shtatë komisione parlamentare.

    Fillimisht do të mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje. Në këtë komision që do të mblidhet në ora 10:00 ku pritet të diskutohet për zhvillimet në Policinë e Kosovës.

    Po të njëjtën orë do të mblidhet edhe Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media ku do të miratohet procesverbali i mbledhjes së mbajtur më 29.09.2020 si dhe do t shqyrtohet raporti i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin civil të Kosovës. Po ashtu në këtë komision do të shqyrtohet Raporti Vjetor i Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

    Në orën 11:00 do të mblidhet Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike. Në këtë komisioni pritet të shqyrtohet në parim Projektligji nr.07/L-038 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike. Mirëpo në këtë komision do të raportoj edhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.

    Kuçi do të raportoj për emërimet e fundit në bordet e përkohshme si dhe gjendjen dhe veprimet e Qeverisë së Kosovës për ndërmarrjen “Trepça” si dhe për funksionimin dhe operimin e hidrocentraleve. Të ftuar në komision do të jenë edhe nga bordi i ZRRE-së.

    E në orën 13:00 do të mblidhet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion. Në këtë komision është i ftuar edhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi. Pikë e rendit të ditës është ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit nr.03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.

    Në këtë komision është paraparë të bëhet edhe formimi i Grupit të Punës për shqyrtimin e aplikacioneve për anëtar të KPK-së dhe KGJK-së.

    Sot do të mblidhet edhe Komisioni për Arsim, Shkencë, teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë si dhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.