×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Mblidhen katër komisione parlamentare

    FrontOnline
    10 Nëntor 2020

    Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen katër komisione parlamentare.

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione, komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, komisioni i përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asocimi BE-Kosovë në Kuvendin e Kosovës dhe komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, janë katër këto komisione që do të mblidhen sot.

    Në komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione që do të mblidhet në ora 10:00, fillimisht do të miratohet rendi i ditës dhe procesverbalet nga mbledhje te kaluara. Në këtë komision do të jenë përfaqësues të Inspektoratit Policor të Kosovës lidhur me kërkesën e Veton Elshanit dhe 175 zyrtarëve të tjerë policorë që janë invalidë gjatë luftës së fundit në Kosovës. Po ashtu do të bëhet edhe shqyrtimi i projektligjit për peticione.

    Ndërsa në komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes që po ashtu do të mblidhet në ora 10:00 do të jetë shqyrtimi i raportit për vendin të Komisionit Evropian për vitin 2020 në fushën e sigurisë.

    Në ora 10:00 do të mblidhet edhe komisioni i përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asocimi BE-Kosovë në Kuvendin e Kosovës.

    Tema e kësaj mbledhje do të jetë Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA)2020-2024.

    E në ora 11:00 do të mblidhet komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ku do të shqyrtoj raportin vjetor financiar të vitit 2019, për kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” si dhe shqyrtimi i raportit vjetor të auditimit për pasqyrat vjetore financiare të vitit 2019 për kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nga viti 2011 kur kanë nisur, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë zhvilluar nën ndërmjetësimin e tre shefave...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për Front Online, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për...
    Të tjera
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një burrë ka njoftuar policinë në veri se sa ishte duke qëndruar para një lokali me shokët e tij, një i dyshuar...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar vëllanë e tij, Luanin, i cili do ta festonte ditëlindjen e 51-të sot nëse...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Sot bëhen 80 vjet që kur u çlirua kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Për këtë ditë, ka shkruar edhe kryeministri i vendit, Edi...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i AAK-së njëherit edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, e konsideron mashtrim populist, premtimin...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një grua në Malishevë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. E njëjta pasi ka pranuar tretman mjekësor me dëshirën...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një i mitur në Kaçanik ka kërcënuar me thikë një grua. Sipas policisë, kjo rrodhi pasi djali i gruas ditë më parë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.