×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Mbi 1300 raste të reja të kancerit në vitin 2020

    FrontOnline
    04 Shkurt 2021

    Në vitin 2020 në Kosovë janë regjistruar 1336 raste të reja të kancerit, dhe krahasuar me vitin 2019 janë identifikuar 15 për qind më pak raste. Kështu u bë e ditur gjatë një aktiviteti të organizuar sot nga Klinika e Onkologjisë dhe Shoqata e Onkologëve të Kosovës me rastin e Ditës Botërore të Kancerit.

    Doktoresha pranë Klinikës së Onkologjisë, Vildane Goga tha se pandemia dhe aparatura e vjetër ishin disa nga vështirësitë me të cilat janë ballafaquar vitin e kaluar. Ajo tha se në repartin e radioterapisë janë ofruar mbi 18 mijë e 400 shërbime dhe në kimioterapi 200 mijë e 12 shërbime.

    Rastet më të shpeshta sipas saj në Klinikën e Onkologjisë janë ato të gjirit. Onkologia Goga tha se në vitin 2020 ka për 2 për qind një rënie të lehtë për ofrimin e shërbimeve të kimioterapisë, ndërsa 30 për qind më pak shërbime janë ofruar në radioterapi.

    Goga:1336 raste të reja në vitin 2020

    “Një mesatare e vizitave ditore në Klinikën e Onkologjisë është deri në 230 pacientë brenda ditës në të dyja repartet, kimioterapi dhe radioterapi. Rastet e reja të shënuara në vitin 2020 ishin 1336. Këto janë raste të nxjerra nga Klinika e Onkologjisë duke mos përfshirë rastet të cilat i ka në dispozicion IKSHPK, ku hyjnë rastet që trajtohen jashtë vendit dhe ato në klinika private. Patologjia e parë është ajo e gjirit. Kemi 332 raste të shënuara me kancer të gjirit apo 25 për qind të rasteve në totale, trakti urogjenital me 24 për qind të rasteve, trakti gastroid-urogjenital bashkë me gjinekologjitë apo organet reproduktive të femrave, mandej patologjia e traktit gastro-interstinal me 23 për qind të rasteve apo 313 numër të pacientëve”, tha Goga.

    Ish-presidentja Atifete Jahjaga në Ditën Botërore të Kancerit tha se kjo ditë ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për rrezikun dhe pasojat e kësaj sëmundjeje. Ajo tha se zbulimi i hershëm i kancerit shpëton jetë.

    Jahjaga: Kosova ende pa infrastrukturë të duhur për trajtimin e pacientëve me kancer

    “Jo vetëm ne por e gjithë bota këtë ditë e shënon si një ditë ndërkombëtare të luftës kundër kancerit dhe ne duhet ta shfrytëzojmë për ngritjen e vetëdijes qytetare për rrezikun dhe pasojat e kësaj sëmundjeje fatkeqe, për më tepër për të rritur vetëdijen për shkaktarët dhe trajtimin dhe simptomat e saj. Duke e ditur që ka lloje të shumta dhe të ndryshme të kancerit, ne e dimë se nëse kjo sëmundje zbulohet herët, ajo mund të luftohet dhe të mposhtet. Zbulimi I hershëm mund të bëhet me kontrolle të vazhdueshme dhe në baza sistematike. Ne e dimë se Kosova ende nuk i ka kushtet e mira, ende nuk e ka infrastrukturën e duhur dhe atë që na nevojitet në mënyrë që ju si staf mjekësor të mund të ushtroni detyrën ashtu si nevojitet dhe duhet”, tha Jahjaga.

    Kritika karshi politikave shëndetësore ishte drejtoreshë e organizatës jo qeveritare “Jeta Vita”, Nafie Latifi e cila tha se në Klinikën e Onkologjisë janë të kufizuara kushtet për pacientët, madje shpesh mungojnë edhe barnat, teksa ajo e ka quajtur si shumë të ulët buxhetin që qeveria ndan për shëndetësi.

    Latifi: Politikat shëndetësore dhe buxheti i vogël, fajtorë për kushtet në Onkologji

    “Kushtet janë shumë të kufizuara, ku mungojnë shpesh barnat ku duhet të pritet për një shtrat, për një vend për shkak se mbi 200 pacientë trajtohen brenda ditës e mundësitë janë të kufizuara, sepse instituti është ndërtuar para shumë vitesh dhe nuk është paraparë ky numër i pacientëve. Çdo ditë vërej këtu përmirësime, por nuk mjafton. Fajtor për këtë nuk është as stafi as mjekët, por është politika shëndetësore. Për 20 vjet në Kosovë, politikat shëndetësore dhe buxheti që i kushtohet onkologjisë pacientëve është i tmerrshëm. Së pari, përzgjedhja e ministrave bëhet sipas llogarive partiake, e dyta buxheti duhet të rritet çdo vit, por ai çdo vit bie më tepër. Kur nevojitet më shumë aparatura e më shumë staf që merren me pacientët, këtu ndodh e kundërta. Do të thotë, janë më të gatshëm të japin (para) për asfalt sesa për shëndetin e njerëzve, arsimimin dhe edukimin e njerëzve”, tha Latifi.

    Kryetari i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, Arben Bislimi tha se pandemia me COVID-19 ka vështirësuar menaxhimin e pacientëve me kancer.

    Bislimi: Pandemia e ka vështirësuar menaxhimin e pacientëve me kancer

    “Derisa shifrat flasin se rreth 1 milion njerëz në vit vdesin nga kjo sëmundje, duke qenë kështu sëmundja e dytë më vdekjeprurëse, por një e treta e kancerit mund të parandalohet përmes detektimit të hershëm, shmangies së faktorëve të rrezikut dhe përmes shkaktarëve eventualë, atëherë gjithmonë kemi një arsye më shumë për të vepruar. Situata me pandeminë ka vështirësuar menaxhimin e të sëmurëve me kancer në vendin tonë“, tha Bislimi.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), miliona njerëz çdo vit vdesin nga kanceri, shumica në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.