Bilanci i gjendjes me Covid-19 në Kosovë është rënduar.
Vetëm gjatë ditës së shtunë u shënuan rreth 1 mijë raste të reja, ndërsa 13 pacientë vdiqën si pasojë e infektimit me Covid-19.
Numri total i vdekjeve nga koronavirusi deri më tani ka arritur në 798, ndërsa është rritur në 10 mijë 1 191 numri i rasteve aktive.
16 mijë e 862 pacientë janë shëruar, ndërsa deri më tani numri total i rasteve pozitive është 27.851 raste nga 115.794 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2
“Numri total i rasteve pozitive është 27.851 raste nga 115.794 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 798 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 177 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.862 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.191”, thuhet në njoftimin e fundit të IKShPK-së.