Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka zbuluar se ai e la thirrur policinë në telefon pasi sulmuesi i Juventusit Alvaro Morata mori kërcënime.
Sulmuesi pritet të nisë nga minuta e parë kundër Kroacisë nesër në raundin e 1/16-të të Euro 2020.
Ai është kritikuar nga disa tifozë, madje disa prej tyre shkuan edhe më larg dhe dërguan kërcënime drejtuar atij dhe familjes së tij, përcjellë KosovaPress.
“Situata është aq serioze sa që unë vendosa gjithçka në duart e policisë”, tha Luis Enrique në konferencën e sotme për shtyp.
“Ajo që unë them për këtë këtu nuk është e rëndësishme, këto janë gjëra që duhet të korrigjohen.”
Morata rrëfeu se ai ka luftuar me përkeqësim të shëndetit mendor kur ka marrë shumë abuzime në mediat sociale që ndikojnë shumë në jetën e një futbollisti profesional.
“E kuptoj që ju më kritikoni që nuk kam shënuar, por njerëzit duhet të vendosin veten në vendin tim, të kuptojnë se çfarë do të thotë të marrësh kërcënime, të thuash se fëmijët tuaj duhet të vdesin”, tha Morata, kishte deklaruar Morata.