×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Limaj: Haga vërtetoi se UÇK nuk kishte bërë krime

    FrontOnline
    30 Nëntor 2020

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Tribunali i Hagës në gjykimin e tij të para 15 vjetësh i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e prokurorisë se UÇK-ja nuk bëri krime.

    “Haga i hodhi poshtë të gjitha pretendimet e prokurorisë. U vërtetua se s’ka pas krime, s’ka qenë ndërmarrje e organizuar. E ka hedhur poshtë përgjegjësinë komanduese. Unë dhe Ramushi kemi qenë të akuzuar për periudhën e vitit 1998, për periudhën prill-korrik të vitit 1998”, ka thënë Limaj në Debat të RTK-së.

    Ai tha se në Tribunalin e Hagës janë akuzuar vetëm pesë serbë, kurse vetëm njëri është dënuar për krimet në Kosovë.

    “Vetëm 5 serbë ishin të akuzuar për Kosovën. Ata u akuzan për periudhën nga marsi ‘99 deri në qershor ’99, pra Haga nuk i ka trajtuar masakrat serbe të kryera në gjatë vitit 1998”, ka thënë Limaj.

    Duke folur për akuzat e reja nga Gjykata Speciale për drejtuesit e UÇK-së, ai tha se tashmë është vonë dhe nuk duhet kthyer kokën pas të diskutohet se si erdhëm deri këtu.

    “Ka të tillë që dëshirojnë të arsyetohen duke mos bërë asgjë dhe thonë e akuzojnë se si kemi ardhur deri këtu. Prandaj atë që i shqetëson gjendja e shtetit, duhet sot të veprojnë dhe jo ta kthejnë kokën pas”, ka thënë Limaj.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar shtetin letonez për Ditën e Pavarësisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, e...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ka ndërruar jetë shoferi i veturës që u aksidentua para dy jave me një veturë të Policisë së Kosovës. Aksidenti kishte ndodhur...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se këtë javë “Turneu i Ndryshimit” do shkojë edhe në katër...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren sot ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve të cilët dyshohet se e kanë therur për vdekje dhe...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka komentuar takimin e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së...
    Ekonomi18 Nëntor 2024
    Kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti për pritjen e sotme, si dhe takimet miqësore në të kaluarën. Ai tha...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për atë se siç ka thënë Selmanaj,...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fjalën e tij në mbledhjen e qeverive mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, e nisi duke sqaruar...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut tha se dy vendet kanë shumë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.