×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Limaj: Ai kryetar i kuvendit që fsheh krimin, nesër pritet në Parlamentin Evropian dhe flet për demokracinë

    FrontOnline
    03 Nëntor 2020

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kërkuar nga deputetët që të bëhen bashkë për t’ia drejtuar një letër Parlamentit Evropian, Bashkimit Evropian dhe shteteve të fuqishme që të kërkojnë nga Serbia ndriçimin e fatit të të pagjeturve nga Kosova.

    Sipas tij, debati i sotëm duhet të shërbejë për të ngritur alarmin ndaj partnerëve ndërkombëtarë, për të parë edhe një herë se me çfarë shteti kanë bashkëbiseduar deri më tani.

    Në debatin që po zhvillohet këtë pasdite në Kuvendin e Kosovës, në emër të Grupit Parlamentar të Nisma-AKR, Limaj tha se ka qenë një konsensus i heshtur për të fshehur krimin.

    “Kjo ka ndodhur në tavolinën e udhëheqësve shtetërorë të një shteti, i cili siç thash është kandidat për BE… Mos harroni, kreu shtetëror, drejtësia serbe me proces verbal shkon, me gjyqtarë hetues, me prokurorë, e mbajnë proces verbalin duke e fshehur krimin e dhjetëra njerëzve të vrarë në Danub, duke i paraqitur gjoja se janë refugjatë kurd e tentojnë të ikin në Rumani”, ka shtuar ai.

    Ky debat i sotëm parlamentar, Limaj tha se është t’ia ngritur edhe vetëdijen Parlamentit Evropian, se kujt i kanë dhënë kandidaturën për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.

    “Partnerëve tanë për t’iu thënë se ja kujt po i jepni përparësi, dhe i keni dhënë kandidaturën për të qenë pjesë e BE-së, ia keni liberalizuar vizat dhe me qindra e miliarda euro po investoni në një vend ku drejtuesit e atij vendi haptazi flasin, kërcënojnë qytetarët e vendit të vet të gjithë ata që tentojnë për të zbuluar krimet e së kaluarës. Është alarmante që të dëgjosh ata njerëz që kanë qenë bartës të pushtetit, një pjesë e tyre bartës të luftës, krimit e gjenocidit që kanë ushtruar jo vetëm në Kosovë, por anë e kënd ish-Jugosllavisë”, ka deklaruar Limaj.

    Limaj shtoi se kryetari aktual i Kuvendit të Serbisë, ka kërcënuar dhe ka punuar për të fshehur krimin i cili është bërë në Kosovë.

    “Kulmi është ai këlyshi i Millosheviqit që sot është kryetari i parlamentit, ai del haptazi dhe thotë se kushdo që tenton të zbulojë të vërtetën, me i zbulua varrezat masive nuk është serb dhe i kërcënon qytetarët e vet. Kryetari i Kuvendit të Serbisë aktualisht imagjinoni atë kryetar që haptazi kërcënon dhe tenton dhe ka punuar vazhdimisht me fsheh krimin, nesër pritet në Parlamentin Evropian dhe na flet për demokracinë, për drejtat e njeriut dhe lirinë. Imagjinoni atë kryetar parlamenti dhe atë ministër që sot është i policisë, shkojnë në Bruksel dhe na flasin për kapitujt se sa Serbia është demokratizuar”, ka shtuar ai.

    Për këtë arsyeje, ai potencoi se është e domosdoshme që deputetët të bëhen bashkë dhe t’i drejtohen Parlamentit Evropian dhe BE-së dhe shtetet e fuqishme me një letër, për ndriçimin e fatiti të mbi 1600 civilëve shqiptarë për të cilët edhe pas dy dekada nuk dihet fati i tyre.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit në veturë për të gjithë shoferët do të fillojë nga sot dhe do...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Sot, nesër e pasnesër, FSK-ja do të zhvillojë trajnime në terren në fshatrat Butovc dhe Zllatar të Komunës së Prishtinës. Gjatë kësaj...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Halil Thaçi, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në një prononcim për Front Online e ka quajtur doracakun famëkeq  “veç një doracak”...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore. “Jam i emocionuar të shpall...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Rastet e fruthit janë rritur me më shumë se 200 për qind në rajonin evropian gjatë vitit të kaluar në mes të...
    Vip14 Nëntor 2024
    Leo është pyetur se në cilën fazë qëndrojnë me Lelën në darkën e të nominuarve. Ai duke u qeshur e shkurtimisht u...
    Vip14 Nëntor 2024
    Xheneta ka shprehur vetëbesimin e saj të plotë dhe krenarinë duke e konsideruar vetveten si femrën më të mirë në shtëpinë më...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.