×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Liburn Aliu: Kosova të rishikojë çështjen e negociatave me Serbinë

    FrontOnline
    03 Nëntor 2020

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, tha sot se pas deklaratave të Ivica Daciq rreth fshehjes së lokacioneve të varrezave masive me shqiptarë të vrarë gjatë kohës së luftës, Kosova duhet të kushtëzojë Serbinë dhe të mos e vazhdojë procesin e dialogut.

    Ai në debatin parlamentar për të pagjeturit, tha se pala kosovare duhet të rishikojë qëndrimin e saj në lidhje me vazhdimin e bisedimeve në Bruksel.

    “Çka duhet të bëjmë ne? Ne duhet ta rishikojmë çështjen e negociatave me Serbinë, ne duhet t’i themi vetes kush është Serbia dhe çka kemi bërë ne në takim më Serbinë dhe ne duhet të vendosim kushte. Kot i themi bashkësisë ndërkombëtare nëse kryeministri, negociatorët janë prapë të gatshëm të shkojnë dhe të takohen, duke mos bërë asnjë ngritje zëri për këtë çështje, e as për çështjen e shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë. Ata duhet të ulen dhe të pranojnë të gjitha kushtet që na i vendosin ata, të bëjnë marrëveshje ku Serbia fiton 10-0 dhe në fund t’i kthehemi bashkësisë ndërkombëtare të vajtojmë, ja kështu është duke thënë Daciq”, tha ai.

    Deputeti Aliu tha se duhet t’i bëhet e qartë Serbisë se nuk do të ketë vazhdim të dialogut pa plotësimin e kushteve.

    “Duhet t’i tregojmë Serbisë që ne nuk ulemi me ta për të diskutuar për këtë çështje, pa i qartësuar ata disa çështje dhe pa i plotësuar disa kushte konkrete. Nuk është vonë të flasim për këtë punë, por kur flasim duhet t’i shkojmë kësaj pune deri në fund. Jo në një anë ta mbajmë rrugën çelë, të vazhdojmë ne me Serbinë me negociata, sepse kjo na e mirëmban pushtetin dhe qëndrimin në qeverisje, sepse mund eventualisht të rrëzohet qeveria nëse nuk shkojmë, por ta bëjmë një rezolutë që të themi se kemi kryer punën”, tha Aliu.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Moti sot parashihet të jetë me pak vranësira dhe me intervale me diell, dhe vende-vende me mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar idenë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, që partitë që...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.