×
  • Sport
  • Sport

    ​Lëndohet ylli i PSG-së, mungon kundër Barcelonës

    FrontOnline
    09 Shkurt 2021

    Angel Di Maria do të humbasë ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në e 1/16-të të Ligës së Kampionëve midis Barcelonës dhe Paris Saint-Germain.

    Argjentinasi pësoi një dëmtim në kofshë në fitoren e PSG-së 2-0 në Ligue 1 ndaj Marseille të dielën.

    Trajneri kryesor Mauricio Pochettino thotë se 32-vjeçari do të jetë i padisponueshëm për ndeshjen në “Camp Nou” më 16 shkurt, si dhe ndeshjen e Kupës së Francës me Caen të mërkurën e po ashtu edhe ndeshjen e ligës të shtunën në shtëpi me Nice, përcjell KosovaPress.

    “Siç tha klubi, do të ketë komunikim të mëtejshëm brenda javës në lidhje me Angel por pjesëmarrja e tij në ndeshjen kundër Barcelonës është komprometuar,” tha Pochettino të martën.

    Ish-lojtari i Manchester United dhe Real Madrid ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në 14 gola në të gjitha garat këtë sezon, vetëm pas Neymarit (16) dhe Kylian Mbappes (27) brenda radhëve të PSG.

    “Mungesa e tij nuk është një arsye për të ndryshuar idetë tona,” tha Pochettino. “Ne do të gjejmë zgjidhjet më të mira në dispozicion. Angel ka luajtur shumë dhe ai është një lojtar i rëndësishëm për ne. Por ka edhe lojtarë të tjerë që mund të luajnë dhe të na mundësojnë të fitojmë ndeshje.”

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Sport04 Korrik 2024
    Cristiano Ronaldo përmes rrjeteve sociale ka lënë një mesazh inkurajues para ndeshjes çerekfinale mes Portugalisë dhe Francës Të premte në orën 21:00,...
    Sport04 Korrik 2024
    Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente në një konferencë për media, ka folur për përballjen me Gjermanin. Gjermania dhe Spanja do...
    Sport04 Korrik 2024
    Ballkani ka njoftuar zyrtarisht për transferimin e sulmuesit Sunday Adetunji, Adetunji, i cili ka lënë një gjurmë me shkathtësitë e tij të...
    Të tjera
    Lajme04 Korrik 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se lideri i grupit terrorist në Banjskë, Millan Radoiçiq, duhet të japë llogari....
    Lajme04 Korrik 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përuruar sonte selinë e re. Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka publikuar pamje nga ceremonia....
    Lajme04 Korrik 2024
    Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, vdiq të hënën. “Gjenerali i letërsisë”, pikëlloi zemrat e shqiptarëve por edhe artdashësve anekënd botës. Për...
    Lajme04 Korrik 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit sot edhe nga Kryetarja e Komunës së Foçës në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fiçi,...
    Sport04 Korrik 2024
    Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente në një konferencë për media, ka folur për përballjen me Gjermanin. Gjermania dhe Spanja do...
    Lajme04 Korrik 2024
    Sonte në emisionin Contex të ATV-së po diskutohet për zhvillimet e fundit në vend, për situatën në veri dhe zërat se në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.