Liverpooli është duke luftuar me kohën për të siguruar një qendërmbrojtës të ri pasi shumë lojtarë të skuadrës së parë janë të lënduar.
Sipas lajmeve të fundit nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, “The Reds” janë në bisedime me agjentët e Ozan Kabak të Schalkes, përcjell KosovaPress.
Schalke do ta shiste atë vetëm në formë huazimi me detyrimin e blerjes [vlera totale rreth 30 milionë euro].
Por Liverpooli raportohet se ka gjithashtu një emër tjetër në listën e tyre nëse Schalke nuk do të gjejë një zëvendësim për Kabak.
Ndërkohë sot në mbrëmje mbyllet afati kalimtar i janarit.