Pas katër orëve debat për punën e kryeministrit Avdullah Hoti gjatë 100 ditëve të para të tij në ekzekutiv, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë deri në orën 16:00.
Raportimi i kryeministrit Hoti në Kuvend është përcjellur me diskutime të shumta ndërmjet partive në pushtet dhe opozitës.
Ndërsa ky i pari nuk ka qëndruar gjatë gjithë kohës në sallën plenare për t’i dëgjuar vërejtjet e opozitarëve.