×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kurti: Dialogu me Serbinë duhet të përgatitet mirë

    FrontOnline
    08 Mars 2021

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti priti sot në një takim përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad, dhe ambasadorin norvegjez në Prishtinë Jens Erik Grondahl.

    Bjornstad dhe Grondahl me këtë rast uruan Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit dhe i dëshiruan sukses në punën e tij drejt formimit të institucioneve të reja.

    Kurti ndërkaq tha se është duke u përkushtuar që qeveria e re të konsolidohet pa ndonjë vonesë dhe se detyra e parë dhe urgjente e saj do të jetë sigurimi i vaksinës kundërCOVID-19.

    Për këtë, të dyja palët ndanë bindjen që shtetet mike duhet ta ndihmojnë Kosovën për ta siguruar atë në sasi sa më të madhe dhe sa më shpejtë.

    Çështje tjera që u diskutuan krahas menaxhimit me pandeminë dhe prioriteteve të tjera të qeverisë së re, ishin dialogu me Serbinë dhe raportet ndërfqinjësore.

    Kurti përsëriti qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje se ky proces duhet të përgatitet mirë dhe të jetë parimor e me qytetarët si përfitues.

    Në fund, të dyja palët shprehën vullnetin për ta zgjeruar bashkëpunim në çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe për t’i thelluar marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona, thuhet në një postim të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Drejtorin Rajonal për Evropë dhe Azi Qendrore të Bankës Botërore, Asad...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Një aksident mes katër veturave në rrugën Veternik-Bresje la të lënduar katër persona. Rastin për klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësja e policisë Arlinda...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka mbajtur tubim në Skenderaj, në palestrën që mban emrin e heroit Ilaz Kodra....
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar ‘Turneun e Ndryshimit’ në Podujevë. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se “nga Podujeva deri në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Daut Haradinaj nga AAK ka reaguar pas lajmit se vëllai i deputetes së VV’së Fitore Pacolli, ka përfituar grant 100 mijë euro...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Listës së ndalimit të doracakut “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, iu shtua edhe komuna e Mitrovicës.Përmes një njoftimi nga kjo komunë, ata...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Policia e Shtetit ka sekuestruar gati 700 mijë euro gjatë një kontrolli që iu bë veturës së një shtetasi shqiptar derisa i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tashmë i pavarur, Haki Abazi, ka reaguar pasi ministria e Faton Pecit i dha 100 mijë euro vëllait të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar për herë të parë pasi u publikua kontrata, ku i dha grant prej 100 mijë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.