×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kritikohet pjesëmarrja e ultë e grave në tavolinat e vendimmarrjes

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Niveli i përfaqësimit të grave në dialogun Kosovë-Serbi, po konsiderohet ‘brengosës’, meqë angazhimi i tyre në këto procese nuk është i dëshirueshëm. Madje, kjo po vlerësohet se është në kundërshtim edhe me rezolutën 1325 Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Një përjashtim i tillë i grave të Kosovës po thuhet se do të jetë i dëmshëm për të arriturat e Kosovës.

    Në 20 vjetorin e rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi gratë, paqen dhe sigurinë, po kritikohet ende pozita e grave të Kosovës në vendimmarrje dhe procese të rëndësishme nacionale. Në konferencën virtuale të lansimit të Rrjetit Mesdhetar të Grave Mediatore, dega në Kosovë me temën “E Ardhmja e Agjendës për Gratë, Paqen, Sigurinë dhe Drejtësinë në Kosovë dhe përtej”, të mërkurën u tha se ka ende shumë për t’u bërë që të ketë barazi gjinore.

    Ish-negociatorja, Edita Tahiri tha se rezoluta 1325 është historik dhe ndryshim i madh në përpjekjet globale për fuqizimin e grave dhe barazinë gjinore, dhe për fuqizimin e grave në vendimmarrje. Por që theksoi se ende nuk është arritur sa duhet fuqizimi i tyre në të gjitha fushat.

    Tahiri: Tavolinat e vendimmarrjes nuk janë të mbushura ende nga gratë, nuk e di pse burrat ndihen rehat me këtë

    “20 vjet pas takimit të kësaj rezolute ka arritje në fusha të ndryshme, ne i njohim ato arritje edhe i vlerësojmë. Mirëpo në përgjithësi nëse e shikojmë që është 20 vjet, dhe nëse i shohim ato fushat më kryesore siç është, vendimmarrja, ne aty nuk jemi ende për fat të keq. Ne ende ka një mendësi që në vendimmarrje për procese të rëndësishme, siç është politike, qoftë nacionale apo ndërkombëtare[…]Sigurisht që ka përparime të rëndësishme dhe ne i pranojmë ato, megjithatë ne mendojmë se tavolinat e vendimmarrjes nuk janë ende të mbushura nga gratë, dhe ne nuk e dimë pse burrat ndihen rehat për këtë, sepse ne nuk ndihemi rehat dhe mendojmë që këto 20 vite, ose ndoshta më e shkurtë, ne me të vërtetë duhet të jemi së bashku me burrat dhe besoj se kjo fillon nga disa lloje të ndryshimit të mendësive dhe ndoshta gjithashtu duke fituar zemrat dhe mendjet e burrave, kështu që me të vërtetë të fillosh të shohësh vendimmarrjen është në ndarjen e pushtetit midis burrave dhe grave”, ka theksuar ajo.

    Tahiri tha se në Kosovë, gratë kanë qenë pjesë jetike e lëvizjes për çlirim dhe pavarësi.

    E,ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se Këshilli i Sigurimit të OKB-së mbi gratë, paqen dhe sigurinë kur miratoi këtë rezolutë ka pranuar ndikimin dis-proporcional që konfliktet e armatosura i kanë mbi gratë dhe vajzat.

    Edhe Osmani ka ngritur shqetësimin e mos përfaqësimit të grave në tryezat e dialogut, për çka tha se është brengosës.

    Osmani: Roli i grave është tentuar që të zbehet

    “Roli i grave shpesh herë është margjinalizuar, nuk është vlerësuar sa duhet. Kontributi i tyre është tentuar që të zbehet nga të tjerët. Dhe angazhimi i tyre në proceset e ditëve të sotme, mendoj që është vendimtar për të ardhmen e vendit tonë, por akoma është larg niveleve të dëshiruara. Madje, edhe një prej proceseve më të rëndësishme për vendin tonë, dialogu Kosovë-Serbi përkundër që kur ka filluar është udhëhequr nga Edita Tahiri, unë mendoj që për momentin niveli i përfaqësimit të grave në këtë proces është në nivel brengosës. Një gjë e tillë madje është edhe në kundërshtim me objektivat e rezolutës 1325, sepse ajo kërkon që gratë të jenë të përfshira drejtpërdrejt në secilin proces të dialogut. Por, mendoj që është vet e dëmshme për Kosovën përtej rezolutës, është e dëmshme për të arriturat që ne synojmë”, ka thënë Osmani.

    Sipas saj, pa përfshirjen e grave në procese të tilla, Kosova do të humb shumë.

    Ndërsa, koordinatorja për Zhvillim të Agjencive të Kombeve të Bashkuara (UNKT), Ulrika Richardson në këtë panel tha se Kosova është në moment kritik, dhe se për këtë duhet të shfrytëzohen mundësitë e përfshirjes së barabartë të grave.

    Richardson: Kosova është në një moment kritik
    “Unë mendoj se Kosova është në një, do të thosha në një moment shumë kritik, ka shumë mundësi për Kosovën, dhe ato mundësi për mendimin tim mund të shfrytëzohen plotësisht nëse gratë janë plotësisht dhe në mënyrë të barabartë të përfshira në të gjitha sferat e vendimmarrjes në Kosovë, ne e shohim qartë që nëse janë në politikë, nëse janë në ekonomi, nëse janë në fushën sociale, por gjithashtu edhe tani në dialogun aktual dhe në normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit. Prandaj, duhet të them se mendoj se kjo është një mundësi gjithashtu për të nxitur përfshirjen e grave edhe gjatë këtij dialogu, ne e kemi ngritur këtë çështje disa herë. Kosova ka një histori shumë të fortë të lëvizjes së grave, mendoj se nuk është rastësi që Lobi rajonal i grave ka lindur këtu në Kosovë dhe po mbështetet shumë përmes drejtimeve të ndryshme, dhe ju e dini se Kosova e ka shumë të fortë lëvizjen e grave, dhe mendoj se kjo është një avantazh i madh për Kosovën për te ecur përpara”, theksoi ajo.

    Në anën tjetër,presidentja e katërt në Kosovë, Atifete Jahjaga theksoi se ka pasur ndryshime pozitive në fuqizimin e grave, por që ka ende shumë për t’u bërë. Meqë sipas saj, vazhdon të jetë problematike rritja e numrit të rasteve të dhunës ndaj grave, e që vetëm në katër vitet e fundit janë vrarë 26 gra.

    Jahjaga: Gratë tona kanë luajtur rol rrënjësor gjatë historisë së vendit

    “Gratë tona kanë luajtur një rol shumë rrënjësor gjatë gjithë historisë së vendit tanë, duke filluar me rolin e tyre që ka qenë shtyllë e shtëpive gjatë luftës, pastaj rolin e grave gjatë rezistencës paqësore duke avokuar zëshëm për të drejtat tona dhe çështjet politike në përgjithësi. E deri tek periudha e pasluftës kur gratë kanë ndihmuar në forma të ndryshme të proceseve të shtet-ndërtimit. Ka pasur viteve të fundit edhe një rritje në sektorin e biznesit, ku pas luftës kryesisht ka qenë i dominuar nga burrat, kurse tani 11 për qind e bizneseve aktive udhëhiqen nga gratë. Shifër e cila ende e vogël, megjithatë ka pasur rritje edhe në këtë aspekt”, theksoi ajo.

    Ndërkohë, ajo ka ngritur shqetësimin edhe të mos-pagesës së njëjtë të grave në punë në krahasim me kolegët burra.

    Jahjaga theksoi se ka ende shumë sfida për fuqizimin e grave, që tregon se Kosova është ende shumë larg cakut për arritjen e plot të barazisë gjinore.

    Në këtë panel, Jeta Krasniqi nga KDI potencoi se gratë në Kosovë kanë thyer barriera, megjithatë pas përfundimit të luftës, ato shumë pak janë përfshinë në tryeza e diskutimit.

    Krasniqi: Roli i grave pasluftës u kthye në dytësor

    “Pas përfundimit të luftës që nga viti 2000 e më tej, pjesëmarrja e grave në proceset politike nëpër të cilat kaluam nuk panë gruan në vendimmarrje, nuk panë gruan në tryezën e diskutimit ashtu siç përmendi edhe Tahiri. Dhe gratë nuk ishin pjesë, u lan anash, roli i tyre u kthye në një rol dytësor dhe menjëherë u pa se sikur barazia gjinore ishte çështje dytësore në Kosovë. Dhe si një çështje e cila nuk ka kohë për t’u marrë me të, meqë jemi duke u marrë me krijimin e shtetit”, ka theksuar ajo.

    Rrjeti i lansuar në vitin 2017, ka për qëllim ta përmbushë nevojën për ta rritur numrin e grave të përfshira në përpjekjet për ndërtimin e paqes dhe synon ta zvogëlojë dhe ta plotësojë boshllëkun e kapaciteteve të rrjetëzimit në zonën e Mesdheut, një kontekst i ndërlikuar socio-kulturor, ku gratë ndërmjetësuese mund të sjellin njohuri strategjike dhe të kontribuojnë në zgjidhjen e konflikteve dhe në paqe të qëndrueshme.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gjatë ditës së sotme është paraparë që të mblidhen pesë komisione të Kuvendit të Kosovës. Bëhet fjalë për Komisionin për Ekonomi, Industri,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mëngjesin do ta nisin me vizitë në QKUK. Nga ora 08:30,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për gjashtë vite Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHC) kishte vetëm shtatë anëtarë, por nga 2 tetori i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Senatori Marco Rubio është nominuar për Sekretar të Shtetit nga presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Rubio përmes...
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Pothuajse gjysma e të rriturve i zë paniku kur bateria e celularit të tyre është pothuajse bosh. Është edhe më keq për...
    Sport13 Nëntor 2024
    Claudio Ranieri u prit nga qindra mbështetës të Romës në kthimin e tij nga një takim me pronarin e klubit Dan Friedkin...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetja Hykmete Bajrami, në Debat Plus ka treguar për një vendim të ministrit të Financave...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.