×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Krasniqi: Serbia po e shkel marrëveshjen e CEFTA-së dhe MSA-së

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi gjatë raportimit të tij në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, ka deklaruar se Serbia po e shkel marrëveshjen e CEFTA-së dhe MSA-në në shumë aspekte karshi Kosovës. Sipas tij rreth 90 për qind e mallrave serbe që po hyjnë në Kosovës kanë shenjën e konformitetit 3A e që ndalohet me marrëveshjen e CEFTA-së. Krasniqi tha se kanë nisur konfiskimi i këtyre mallrave, por që nuk është bërë publik si aksion me qëllim që mos të dëmtohet procesi i dialogut Kosovë-Serbi.

    Ai tha se problematike mbetet që të gjitha bizneset që transportojnë mallra drejt Kosovës nëpër Serbi po detyrohen që të largojnë mbishkrimin Republika e Kosovës dhe ta vendosin “Kosovo Metohija”.

    Ai tha se ka bërë thirrje që kjo të rregullohet dhe ka marr garancinë nga zyrtarë të CEFTA-së dhe kjo do të përmirësohet shpejt.

    Krasniqi: Serbia po kërkon të largohet mbishkrimi Republika e Kosovës me atë Kosovo Metohije

    “Një çështje tjetër që e kemi ngritur është barriera doganore që po i vendos shteti i Serbisë në kuadër të atyre bizneseve që transportojnë mallra nëpër Serbi nga vende të ndryshme të të vendeve perëndimor, ku cak kanë Kosovën. Kjo ka ndodhur për faktin se shteti I Serbisë që ka filluar të kërkoi përmbajtjen që përmbajnë e çdo produkti shënimin lidhur me deklarimet për shëndetit publik është Republika e Kosovës, sepse destinacion produktet e tilla kanë Republikën e Kosovës, ndërsa shteti i Serbisë kërkon që të largohet totalisht ose të vendos Kosovo Metohije e kemi ngritur këtë shqetësim sepse është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-së dhe MSA-së“, deklaroi tutje.

    Si më telashe për moszbatimin e marrëveshjes së CEFTA-së nga shteti serb, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka ngritur çështjen e mallrave të shumta të këtij shtetit që hyjnë në Kosovë me shenjën e konformitetit 3A. Ai tha se të gjitha produktet që hyjnë në Kosovës duhet të mbajnë shënimin CE ose KK që është shënim i Kosovës, por që sipas tij këtë nuk po e respekton shteti serb.

    Krasniqi: Serbia nuk po e respekton marrëveshjen e CEFTA-së po vendos shenjën 3A

    “Problemi i konformitetit të mallrave apo shënimit të produkteve që importohen në Kosovë. Në bazë të marrëveshjes së CEFTA-së që kemi me MSA-në deklarohet se në territorin e Republikës së Kosovës në marrëveshjen që janë gjashtë shtete nënshkruese të kësaj marrëveshje thuhet se çdo marrëveshje duhet të mbaj shënimin me CE ose KK që është shënim I Kosovës, ndërsa po ndodh nga shteti i Serbisë që deri më tani hyjnë produkte në vendin tonë me shënimin e 3A që është në kundërshtim me marrëveshjen e CETFA-së. Ne e kemi ngritur këtë shqetësim dhe kemi konsideruar që për të mos e dëmtuar procesin e dialogut që ka nis tani kemi kërkuar të ndërmarrë masa si CEFTA-a ashtu edhe BE-ja dhe të përmirësojnë deklaracionet e tyre që hyjnë produktet serbe në territorin e Kosovës, jemi duke pritur deri në fund të javës dhe sigurisht që ne do kemi edhe konsulta me kryeministrin dhe komisione të ndryshme dhe në të ardhmen do të marrim masa për ta zbatuar marrëveshjen e CEFTA-së”, tha Krasniqi.

    E për këtë deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila kërkoi të di se kur ka nisur qarkullimi i mallrave serbe me shenjën të konformitetit 3A, dhe a kanë ndërmarrë ndonjë aksion për largimin nga tregu të këtyre produkteve.

    Ajo kërkoi të di edhe për gjetjet e raportit të BE-së për vendin, ku si problem në dy vitet e fundit është ngritur çështja e përfaqësimit rajonal të Kosovës në fushën e tregtisë.

    Kusari-Lila: Kur ka nisur ky trend i mallrave serbe me 3A në tregun kosovar

    “Shkeljet të cilat janë bërë për shkak të faktit se kur ka filluar si trend, a ka filluar tash së fundmi importi apo eksporti i mallrave që kanë shenjën me 3A e mallrave serbe, apo ka qenë edhe më herët”, tha deputetja Kusari-Lila.

    Ai tha se kanë ngritur këtë shqetësim në takimin që kanë zhvilluar në Bruksel, po ashtu edhe tek ambasada amerikane e tek përfaqësuesit e CEFTA-së prej të cilëve kanë marr premtime se do evitojnë këtë problematik.

    Krasniqi: Kemi marr premtime se kjo problematikë do të evitohet shpejt

    “Ne e kemi ngritur këtë çështje ne kemi marr premtime nga përfaqësues të CEFTA-së , nga drejtoresha për Ballkanin Perëndimor që shumë shpejt do të ndikojnë dhe do evitojnë këto problematike ne jemi duke të pritur edhe të premten, ne sigurisht që do i dërgojmë shkresë së fundmi që nuk është marr asnjë hap dhe bazuar në ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës dhe marrëveshjen me MSA-në dhe CEFTA do marr veprimet e duhura për ti zbatuar të gjitha”, tha ai.

    Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj lidhur me shenjën e konformitetit 3A tek mallrat serbe të cilat po hyjnë në Kosovë ka pyetur Krasniqin nëse kanë menduar që të vendosin masa të reciprocitetit të cilën e sheh si zgjidhje të vetme të këtij probleme.

    Ai ka pyetur se si mund të hyjnë në Kosovë, mallra që Kosovës nuk i referohen si shtet.

    Lekaj ka thënë se shteti i Kosovës duhet t’i ndërmarr të gjitha masat karshi kësaj dukurie, pavarësisht çështjes së dialogut me Serbinë dhe mundësisë që mund të ndërpritet ky proces.

    Lekaj: A keni menduar të vendosni masën e reciprocitetit për mallrat me konformitetin 3A

    “A keni menduar si ministër dhe si qeveri e Kosovës që këto ta përktheni në masa të reciprocitetit sepse nga praktikat që I kemi mendoj se deri më tani Serbia asnjë marrëveshje nuk e ka zbatuar dhe mendoj që Kosova ka pasur marr me të drejtën taksën që mendoj se prapë duhet të rishkikohet dhe të tregoj se ne jemi shtet dhe mendoj që në këtë drejtim nuk mendoj se duhet të ketë lojëra..Është obligim i çdo ministri që ta respektoj Kushtetutën e Kosovës pa marr parasysh a jeni në Bruksel, Uashingotn apo në ndonjë zyre me shtetet ballkanike mendoj se në këtë drejtim nuk shoh ndonjë përkrahje apo zgjidhje sepse jemi mësuar që në tavolina e Bruklelit që thuhet do shikohet brenda kësaj jave brenda muajit dhe kështu po shkruajnë vite të tëra dhe nuk kemi zgjidhje. Zgjidhje përfundimtare e shoh vetëm në dialog që njihemi si dy shtete dhe mendoj se nuk ka hapësirë tjetër…E vetmja mënyrë efikase është vendosja e reciprocitetit edhe sa I përket taksës ndaj mallrave serbe. Si mund të hyjnë në Dogana mallra të Serbisë apo shtete tjera që nuk I referohen Kosovës si shtet, a po I mshelin sytë dhe po injorojmë vetëvetën, apo ka hapësirë të mendohet për diçka tjetër. Është e pakuptimit që në tregun e Kosovës të kemi mallra që nuk I referohen Kosovës si shtet”, u shpreh Lekaj.

    Në përgjigjen e tij, ministri i Tregtisë dhe Industrisë tha se deri në këtë të premte janë duke pritur ndonjë reagim nga përfaqësuesit e CEFTA-së dhe nëse nuk reagojnë ata do ndërmarrin një vendim së bashku me qeverinë e Kosovës për respektim të marrëveshjes së CEFTA-së dhe MSA-së.

    Ai tha se ka nisur konfiskimin e këtyre mallrave, por që mënyra e hyrjes së këtyre mallrave në Kosovës nuk është në kompetencat e tij por të ministrisë së Financave.

    Krasniqi: Do të zbatojmë marrëveshjen e CEFTA dhe MSA

    “Obligohen që 30 ditë para veprimit apo vendosjes së një mase nga një vend anëtar I CEFTA-së duhet të vendoset që 30 ditë së paku të informohet organet kompetente CEFTA, BE në këtë aspekt jemi munduar t’i ndjekim të gjitha rrugët tona dhe kemi bërë informimet tona me shkrim për shkeljet e kësaj marrëveshje dhe sigurisht pas afatit që e përmenda më herët që jemi duke pritur deri të premten dhe ne konform nuk e do e quaja reciprocitet por do e quaja zbatim i marrëveshjes së MSA-së dhe CEFTA-së që obligon që gjashtë vendet anëtare të cilat janë nënshkruese të kësaj marrëveshje, dhe asgjë tjetër, unë konsideroj se na del boll. Konsideroj se rreth 80-90 për qind të produkteve serbe që futen në Republikën e Kosovës e kanë këtë shenj andaj kjo ka qenë mundësia jonë me marrjen e detyrës, nuk do kthehem prapa ne kemi vrenjtur që janë duke sidomos kohët e fundit po futen mallra me shumicë me shenja të konformitetit të shtetit serb dhe këtë aspekt kemi marr masat tona ligjore…50’17 unë kam filluar me i konfiskuar brenda për Brenda me inspektoratin brenda përgjegjëse që më takojnë si ministër të Tregtisë por për të filluar për të ardhur deri tek një barrierë tjetër sigurisht që ne si qeveri e Kosovës së bashku do dalim me një vendim”, theksoi ajo.

    Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Endrit Shala kërkoi që para këtij komisioni të vijë për raportim ministrja e Financave, Hykmete Bajrami dhe të tregoi se si po lejon Dogana e Kosovës që të hyjnë në Kosovë mallra serbe me shenjën e konformiteti 3A

    Gjatë raportimit para Komisionit për Ekonomi, një prej problematikave të cilat i ka theksuar Krasniqi ka qenë edhe përfaqësimi i Kosovës në këtë marrëveshje i Kosovës me mbishkrimin UNMIK. Krasniqi ka theksuar se kanë marrë garanci nga përfaqësues të CEFTA-s që së shpejti kjo çështje do të zgjidhet. Në këtë mënyrë sipas tij në takime në nivel rajonal Kosova do të ketë më të lehtë që të përfaqësohet.

    Krasniqi: Kosova në CEFTA ende përfaqësohet me mbishkrimin UNMIK

    “Ne i kemi drejtuar zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Zyrës Amerikane, kryeministrit dhe CEFTA-së për t’i informuar lidhur me disa problematike të cilat po përballet vendi ynë apo më mirë nuk po zbatohet marrëveshja e CEFTA-së. E para një problematik e cila kaher na ka përcjell edhe në mandatet e kaluara dhe Kosova ka ende mbishkrimin UNMIK apo përfaqësohet ende me mbishkrimin UNMIK, ndërsa në realitet në takimet rajonale të cilat janë bërë në të kaluarën sigurisht që ne jemi prezantuar si Republika e Kosovës sepse jemi shtet dhe kemi Kushtetutë. Kemi kërkuar largimin e saj sepse pikërisht ky shkrim që përfaqësohet në marrëveshjen e CEFTA-së, mbishkrimi UNMIK paraqet problem të përfaqësimit të Kosovës në takimet rajonale që organizohen nga CEFTA”,tha ai.

    Mbledhja e Komisionit për Ekonomi nuk kaloi pa përplasje. Deputetja e LVV-së Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar të dijë edhe lidhur me zonën ekonomike në Malishevë, themelimi i së cilës është paralajmëruar se do të bëhet nga kjo qeveri, pas anulimit që i ishte bërë në qeverinë Kurti.

    Ajo e ka pyetur Krasniqin nëse kanë bërë ndonjë studim fizibiliteti për këtë zonë. Kjo ka nxitur reagimin e deputetit të Nismës, Endrit Shala dhe atij të AAK-së, Pal Lekaj, të cilët kanë kërkuar nga deputetja që të flas për temat për të cilat është thirrur ministri në raportim dhe jo për çështje politike.

    E lidhur me këtë ministri, Krasniqi tha se asnjë zonë ekonomike nuk është e tepërt kudo që vendoset. Ai e ka quajtur fatkeqësi që pa asnjë studim të fizibilitetit është larguar kjo zonë ekonomike.

    Krasniqi:Fatkeqësisht është larguar pa asnjë stuim të fizibilitetit

    “Zona e Malishevës unë them se fatkeqësisht se ajo është larguar pa një studim fizibiliteti a është bërë studimi pa një studim të mirëfilltë se si ka ardhur kjo zonë deri në nivel të tretë është shfuqizua vendimi është larguar dhe unë konsideroj se duhet me pas përgjegjësi morale çdo ministër që e ka votuar…Kjo zonë unë kërkoj që ët kthehet me mbështetjen tonë dhe tuajen dhe të miratohet sigurisht në qeveri”, tha Krasniqi. .

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi lidhur me përkrahjen për bizneset gjatë kohës së pandemisë ka thënë se me buxhet të shkurtuar janë munduar që të ndihmojnë bizneset.

    Tutje ka thënë se kanë ndarë 500 mijë eurove për 24 biznese të ndryshme. Ai ka thënë se për të përfituar kanë aplikuar më shumë se 300 biznese por se mundësitë buxhetore për mbështetje i kanë pasur për vetëm 24 biznese.

    Kritikë për mos përkrahje të bizneseve nga qeveria e Kosovës u shpreh deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, I cili tha se qeveria pak iu ka qëndruar afër bizneseve në këtë kohë pandemie.

    Shala: Tepër pak qeveria juaj ka qenë afër bizneseve

    “Tepër pak qeveria juaj ka qenë afër bizneseve, afër ndërmarrëse, afër ministrisë ashtu siç e keni emrin ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Çka keni bë me mbështetë ndërmarrjet qoftë të sektorit privat apo publik në mbështetje në këtë kohë pandemie për ndërmarrjet e industrisë qoftë minerare, përpunues, e materialeve të ndërtimit”, pyeti Shala.

    Në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike sot ka pasur të raportojë edhe ministri për Punë dhe Mirëqenie Social, Skender Reçica, por që për shkak të një udhëtimi zyrtar nuk ka mundur të jetë i pranishëm.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.