×
  • Lajme
  • Lajme

    ​KQZ tërheq shortin për renditjen e kandidatëve në fletëvotim për zgjedhjet në Mitrovicë të Veriut

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka organizuar sot tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

    Në garë për të parin e Mitrovicës së Veriut janë katër kandidat dhe renditja e tyre në fletëvotim do të jetë:

    121. Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje

    122. Kandidati i pavarur Dusan Milunovic

    123. Milan Radojevic nga Lista Srpska

    124. Florent Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës

    Me rastin e tërheqjes së shortit, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tha se janë duke vazhduar përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Podujevës.

    Ai tha se kanë pranuar edhe rekomandimet nga ana e institucioneve shëndetësore, e të cilat janë duke i kthyer në procedura të veçanta në mënyrë që të gjithë qytetarët më të drejtë vote të mund të shprehin vullnetin e tyre me datën 29 nëntor.

    “KQZ është duke vazhduar përgatitjet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe të Podujevës. Deri më tani jemi në rrugë të mirë dhe së fundmi kemi pranuar edhe rekomandimet nga ana e institucioneve shëndetësore, të cilat KQZ-ja është duke i kthyer në procedura të veçanta në mënyrë që të gjithë qytetarët më të drejtë vote të mund të shprehin vullnetin e tyre me datën 29 nëntor. Së fundmi KQZ ka miratuar udhëzimin e veçantë përmes së cilit do t’i mundësohet votimi të gjithë qytetarëve me të drejtë vote të cilët fatkeqësisht mund të jenë të infektuar me COVID-19 apo që janë në vetizolim. Në bazë të këtij udhëzimi do të jenë ekipet mobile lëvizëse të KQZ-së të cilat në ditën e zgjedhjeve me 29 nëntor do të shkojnë në adresat e caktuara të këtyre votuesve”, tha ai.

    Ndërkaq, për kryetar të komunës së Podujevës, KQZ ka tërhequr shortin me 2 mars të këtij viti, ku numrin 10 e ka kandidati i PDK-së Naim Fetahu, 11 Nexhmi Rudari nga LDK dhe 12 Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje./

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka thënë se marrëveshja e fundit e bashkëpunimit ndërmjet...
    Lajme02 Janar 2025
    Bashkëshortja e Altin Krasniqit, djalit të Jakup Krasniqit, Elizabeta Sylaj, ka shpërnda një fotografi së bashku me Altinin, ku i ka dhënë...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Forumi Intelektual E-30 dhe Listal Ideal, Ramush Haradinaj, ka thënë se sfida e...
    Të tjera
    Lajme02 Janar 2025
    Pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova vazhdojnë të jenë në pikëkalimin kufitar në Merdare, ku qytetarët po presin deri...
    Lajme02 Janar 2025
    Karatisti Elhami Shabani ka ndarë përvojat e tij të vështira dhe të veçanta gjatë karrierës së tij, të cilat kanë formuar karakterin...
    Lajme02 Janar 2025
    Karatisti i njohur, Elhami Shabani, ka pasionin dhe përkushtimin e një sportisti që ka kaluar nëpër shumë sfida për të arritur sukses....
    Lajme02 Janar 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi ka reaguar pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje në PZAP në lidhje me certifikimin e Listës Serbe....
    Lajme02 Janar 2025
    Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është përballur me një valë kritikash nga miqtë e Kosovës pas publikimit të një...
    Lajme02 Janar 2025
    Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Dubravë të Suharekës. Lajmin për Express...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.