Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka shënuar një fitore të rëndësishme kundër Rumanisë, përballje kjo e vlefshme për fazën e eliminimit paraprak në kuadër të evropianit 2022.
Kjo ishte ndeshja e kthimit, ku rezultati përfundimtar ishte 25:30 në të mirë të Kosovës, përcjell KosovaPress.
Ndeshja e parë në Kosovë përfundoi pa fitues – 23:23. Me këtë fitore historike, Kosova lëviz nga pozita e fundit në të dytën në tabelë, ku ka gjithsej tri pikë, tri më pak se lideri Suedia.
Ndeshja e radhës zhvillohet më 28 prill, ku Kosova pret në shtëpi Malin e Zi.