×
  • Lajme
  • Lajme

    ​“Kosova është plotësisht e përgatitur për t’u bërë anëtare e Kartës së Adriatikut”

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2020

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, mori pjesë në takimin virtual të Komisionit të Partneritetit të Kartës së Adriatikut , nikoqire e së cilës ishte Bosnje Hercegovina.

    Në komunikatën ministrore thuhet se Haradinaj-Stublla tha se rruga Euro Atlantike e Kosovës është e paalternativë, ndërsa rajoni nuk do të jetë i plotë pa përfshirjen e Kosovës në Kartën e Adriatikut dhe në strukturat e NATO-s dhe BE-së.

    “Kosova është e qartë në orientimin dhe vizionin e saj – ne jemi plotësisht të vendosur të bëhemi pjesë e familjes Euro-Atlantike dhe kontribuues në sigurinë rajonale dhe globale”, u shpreh ajo.

    Shefja e diplomacisë kosovare tha se që nga viti 2012 kur u bë vëzhguese e Kartës së Adriatikut, Kosova ka demonstruar vazhdimisht gatishmërinë e saj për t’u bërë anëtare e plotë, duke marrë pjesë në mënyrë aktive në të gjitha forumet, e duke e profesionalizuar, trajnuar e përforcuar Forcën e saj Mbrojtëse në koordinim dhe sipas standardeve të NATO-s dhe vendeve aleate që kanë ndihmuar zhvillimin e FSK-së.

    “Anëtarësimi i plotë i Kosovës në Kartën SHBA-Adriatik do të ishte një arritje jo vetëm për Kosovën, por edhe për të gjithë rajonin gjithashtu. Ky është një hap jetik drejt sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe një urë lidhëse drejtë bashkëpunimit më të mirë midis anëtarëve në trajtimin e sfidave dhe kërcënimeve të ardhshme të sigurisë që mund të vijnë”, u shpreh ministrja Haradinaj-Stublla duke nënvizuar rreziqet që vijnë nga akterë të caktuar që përpiqen të minojnë NATO dhe të shtrijnë ndikimin e tyre në rajonin tonë, me qëllim të minimit të progresit Euro-Atlantik të rajonit.

    “Për të gjitha këto arsye që u thanë më sipër ne shpresojmë dhe mirëpresim mbështetjen e të gjitha vendeve anëtarë për pranimin e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur në kartën SHBA-Adriatik”, u shpreh Ministrja Haradinaj-Stublla, duke i uruar gjitha të mirat Kroacisë në Kryesimin e ardhshëm me A5.

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka thënë se nëse partia që ai përfaqëson i fiton zgjedhjet,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj ka deklaruar për Front Online se presidentja dhe kryeministri i vendit e kanë krisur bashkëpunimin për...
    Lajme09 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, u takua më 9 shtator në Moskë me sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, Sergei...
    Të tjera
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Qipros, në ndeshjen e dytë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Sfidën e ka...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti nga “Partia Demokratike e Kosovës”, Xhavit Haliti vlerëson se raporti i kryeministrit dhe presidentes së vendit është në krizë. Haliti tha...
    Lajme09 Shtator 2024
    Meteorologu Mendim Rugova paralajmëron “rënie drastike të temperaturave” këtë javë, por edhe mundësi për reshje bore. Ai tha në #Gjesi se “nuk...
    Sport09 Shtator 2024
    Trajneri i futbollit kosovar Ramiz Krasniqi në emisionin ‘Dardanët’ në RTK, mendon se vendimi për përjashtimin e tre lojtarëve nga Kombëtarja është...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Qeveria e Suedisë njoftoi se do t’i japë Ukrainës një pako të re të ndihmës ushtarake në vlerë prej 443 milionë dollarësh,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputetja nga “Lëvizja Vetëvendosje”, Mirlinda Tishukaj deklaron për Front Online se koordinimi i Kurtit dhe Osmanit është i nevojshëm. Ajo thotë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.