×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Komandanti i FSK-së përcolli nga afër ndërtimin e urës në Hajnoc të Kamenicës

    FrontOnline
    19 Shkurt 2021

    Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, nënkryetari i komunës dhe drejtori i departamentit të Emergjencave të kësaj komune, sot vizituan vend – punishten e ngritjes së urës mobile në fshatin Hajnoc të komunës së Kamenicës. Gjatë vërshimeve, në muajin janar të këtij viti ura e mëparshme u shkatërrua, ku mbetën të izoluar banorët e dhjetëra fshatrave të kësaj komune.

    Për të lehtësuar qarkullimin e banorëve të zonës, derisa do të rindërtohet ura e re, FSK-ja në bashkëpunim me komunën në kuadër të bashkëpunimit civilo-ushtarak, me njësitë e saja të xhenios, janë duke bërë montimin e urës mobile, pronë e FSK-së, që do të lidhë 10 fshatrat e kësaj komune.

    Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, me këtë rast, ka përgëzuar pjesëtarët e FSK-së, për punën, përkushtimin dhe disiplinën e treguar gjatë ndërtimit të kësaj ure, e cila ka rëndësi të madhe për komunitetin të cilët jetojnë në këtë vend.

    Ura metalike ka gjatësi 36 metra dhe pritet të përfundoi gjatë javës së ardhshme. Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme që t’u dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve të vendit dhe autoriteteve civile.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Ka filluar të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin-Potokut. Në seancë po merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi...
    Lajme26 Prill 2024
    Kurti paralajmëron nga Berlini zgjidhje për Asociacionin dhe votim për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë Kryeministri Albin Kurti...
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Qeveria Kurti, gjatë këtij mandati i kanë bërë ‘pikë e...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...
    Lajme26 Prill 2024
    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, duke kujtuar rënien e fashizmit në Itali më 1945 e rënien e diktaturës në Portugali, tha se partia e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.