Safet Kamberi nga dega e LDK-së në Mitrovicë, tha se janë të interesuar të ndërrojë qasja e kësaj partie por që votimi i kandidatëve mbetet përgjegjësi e delegatëve.
Kamberi nuk ka dashur të flas për kandidatët, duke thënë se kjo mbetet në përgjegjësinë e delegatëve.
Kamberi: Duam të ndërroj qasja e LDK-së
“Po edhe ne si qytet, si përfaqësim që jemi në Kuvendin e LDK-së, jemi të interesuar që vërtet të ndërron gjendja, të ndërron qasja e LDK-së, tash ta shohim“, tha ai.
Ai thotë se presin që kuvendi të shkojë mirë, pastaj kandidatët ta paraqesin vizionin e tyre.