×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Japin dorëheqje 7 anëtarët e grupit të pavarur për procesin vettingut

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Shtatë anëtarë të grupit të ekspertëve të pavarur për procesin vettingut, kanë dhënë dorëheqje.

    Përmes një letre drejtuar ministrit të Drejtësisë dhe kryeministrit të vendit, ekspertët e pavarur kanë dhe disa arsye për dorëheqjen e tyre nga ky grup.

    “Në pajtim edhe me qëndrimin tonë të sqaruar në takimin e mbajtur në mes të ekspertëve të pavarur në zyrën tuaj dhe në prani edhe të Zëvendës-Kryeministrit z.Driton Selmanaj, përmes kësaj shkrese Ju informojmë se si grup në mënyrë kolektive tërhiqemi nga puna e grupit punues, duke marr për bazë se koncepti dhe qëllimi origjinal i idesë për të hartuar skenarët mbi elementet e reformës së vettingut në sistemin e drejtësisë në Kosovë është duke devijuar përmes qasjes së re, ku pjesëmarrja apo kontributi i grupit të ekspertëve ka humbur rëndësinë”, thuhet ndër të tjerash në arsyetimin e dorëheqjes së shtatë ekspertëve të pavarur të shoqërisë civile.

    Kjo është letra e plotë e tyre:

    Përshëndetje të nderuar përfaqësues të mediave,

    Në emër të shtatë anëtarëve të grupit të ekspertëve të pavarur për procesin vettingut, ju njoftojë se kemi dhënë dorëheqje nga ky grup për arsye, të cilat do t’i gjeni më poshtë, në letrën e dorëheqjes së dërguar ministrit të Drejtësisë, z. Selim Selimi.

    Për çfarëdo informacioni shtesë rreth kësaj letre të dorëheqjes, mund të kontaktoni individualisht anëtarët e grupit të ekspertëve, të cilët janë të listuar më poshtë. Ju falënderojmë për bashkëpunimin.

    Për: z. Selim Selimi, Ministër i Drejtësisë

    Ministria e Drejtësisë, Republika e Kosovës

    Njoftohet: z. Abdullah Hoti, Kryeministër

    Qeveria e Republikës së Kosovës

    Nga: Grupi i ekspertëve të pavarur për procesin e vettingut

    Lënda: Dorëheqje nga Grupi Punues për procesin e vettingut

    Data: 8 korrik 2020

    I nderuar Ministër Selimi,

    Ju shkruaj në emër të grupit të ekspertëve të pavarur, i themeluar me Vendimin Nr.08/04, të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me përgjegjësi në hartimin e skenarëve mbi elementet e reformës së vettingut në sistemin e drejtësisë.

    Sikurse edhe jeni në dijeni, që nga miratimi i këtij vendimi, në Kosovë shumë procese të rëndësishme janë penguar për shkak të pandemisë COVID-19, duke ndikuar edhe në punën e grupit të ekspertëve të pavarur.

    Javën e kaluar ne kemi pranuar një email nga Drejtori i Zyrës Ligjore të Ministrisë së Drejtësisë, z. Adrian Bajraktari, ku ndër të tjera ne informohemi se Ju si Ministër i Drejtësisë keni vendosur të themeloni një grup të ri punues për tu miratuar në Qeveri lidhur me hartimin e modaliteteve dhe skenarëve për çështje të reformës në Sistemin e Drejtësisë me qëllim të adresimit të llogaridhënies, duke mos përjashtuar edhe procesin e vettingut.

    Në pajtim edhe me qëndrimin tonë të sqaruar në takimin e mbajtur në mes të ekspertëve të pavarur në zyrën tuaj dhe në prani edhe të Zëvendës-Kryeministrit z.Driton Selmanaj, përmes kësaj shkrese Ju informojmë se si grup në mënyrë kolektive tërhiqemi nga puna e grupit punues, duke marr për bazë se koncepti dhe qëllimi origjinal i idesë për të hartuar skenarët mbi elementet e reformës së vettingut në sistemin e drejtësisë në Kosovë është duke devijuar përmes qasjes së re, ku pjesëmarrja apo kontributi i grupit të ekspertëve ka humbur rëndësinë.

    Qëllimi i grupit të ekspertëve asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është të jetë servis i partive politike, por qëllim i pastër për të ofruar ekspertizën dhe njohuritë tona lidhur më këtë fushë kaq të rëndësishme për sundimin e ligjit në Kosovë. Dhe që në fund do të mund të përkthehej në një dokument, i cili do të ishte pikë nisje për Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës për të marr vendime që iu takojnë në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit, për të pastruar sistemin e drejtësisë, dhe për të ngritur integritetin personal dhe institucional të akterëve kyç në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

    Me qasjen e re, fushëveprimi dhe qasja e grupit tanimë është bërë pothuajse e parëndësishme dhe do të kishte efekt mbase edhe negativ më pjesëmarrjen në një grup kaq të madh dhe ku rol kryesor, duket se do të kenë mu akterët kryesorë, të cilët do të duhej të jenë subjekt i procesit të vettingut, dhe ku qëndrimi i shumicës prej tyre tanimë është i njohur për publikun, kundër porcesit të vettingut.

    Ju njoftoj se qëndrimi jonë ndërlidhet vetëm me anëtarët e grupit të ekspertëve, pa paragjykuar pjesëmarrjen e organizatave që ne përfaqësojmë në grupin e ri punues.

    Me respekt,

    Ariana Qosaj Mustafa, anëtare

    Arton Demhasaj, anëtar

    Arbëresha Loxha, anëtare

    Ehat Miftaraj, anëtar

    Fisnik Korenica, anëtar

    Kreshnik Gashi, anëtar

    Kujtim Kërveshi, anëtar

    Nga Rubrika
    Lajme10 Maj 2025
    Njohësi i politikave publike, Shenoll Muharremi, ka kritikuar ashpër fjalimin 45-minutësh të Albin Kurtit në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së, duke theksuar...
    Lajme10 Maj 2025
    Hajrulla Çeku, ka reaguar në lidhje me suksesin e Uta Ibrahimit pasi që kjo arriti ta përmbyllë ngjitjen në 14 majat më...
    Lajme10 Maj 2025
    Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se alpinistja shqiptare Uta Ibrahimit është ngjitur në majën Kanchenjunga duke përmbyllur kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Maj 2025
    Një anije kozmike sovjetike e epokës së Luftës së Ftohtë, e nisur më 1972 me qëllim eksplorimin e planetit Venus, ra në...
    Lajme10 Maj 2025
    Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar rëndë ndaj mbajtjes së mbledhjes së Këshillit Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje në ambientet e Universitetit...
    Lajme10 Maj 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në një reagim ka shprehur zhgënjim të thellë me qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, një...
    Lajme10 Maj 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e cila është përfaqësuese e mbi 700 bizneseve të sektorëve të ndryshëm, ka shprehur shqetësim  lidhur me...
    Lajme10 Maj 2025
    Toby Cadman, avokati i Nasim Haradinajt, ka folur për ankesën që kanë bërë për Gjykatën Speciale të Hagës në Gjykatën Evropiane për...
    Lajme10 Maj 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore duke caktuar kështu masën e paraburgimit ndaj të pandehurit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.