×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Itali: Mbushen spitalet, pacientët me COVID dërgohen në hotele private

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Në kohë të zakonshme, hoteli Sheraton Parco de’Medici në Romë është i mbushur me biznesmenë dhe turistë që vizitojnë Qytetin e Përjetshëm, por pas pandemisë ata po zëvendësohen nga pacientë me COVID-19 për shkak të spitaleve të mbingarkuara.

    Ky është ndër pesëmbëdhjetë hotele romake që pranojnë pacientë që vuajnë nga COVID-19, me rreth 800 shtretër, gjysma e të cilëve tashmë janë të zënë.

    “Mungesa e shtretërve në spitale prej ditësh kanë shkaktuar një nxitim në shërbimet e urgjencës,” shpjegoi Simona Amato, drejtoreshë e shërbimeve shëndetësore në rajonin e Lazios.

    Sheraton, i cili ka një pishinë dhe ndodhet pranë një fushe golfi në pjesën jugore të Romës, ka vënë në dispozicion 169 dhoma. Mund të pranojë pacientë me simptoma, ata që janë duke u rikuperuar dhe pacientët me gjendje jo të rëndë.

    Italia, vendi i parë evropian që u prek nga koronavirusi, ka më shumë se një milion raste.

    Ministri i Jashtëm italian Francesco Boccia tha se qeveria kishte rezervuar 15,000 shtretër hoteli në të gjithë vendin për pacientët me COVID-19.

    Çdo dhomë kushton 30 euro në ditë dhe paguhet nga autoritetet rajonale. Ndihma mjekësore është në dispozicion, por stafi i hotelit nuk bie në kontakt me pacientët.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot në Kuvend, ku prezantoi projektbuxhetin për vitin 2025, se bonusi i fundvitit për pensionistët do të...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell shprehu të hënën shpresën e tij se anëtarët e BE-së mund të bien...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Në vitin 2025, shumë pagamarrës do të shohin rritje të pagave të tyre. Megjithatë, rritjet mund të mos jenë të mjaftueshme për...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Pas pak pritet të fillojë mbledhja mes dy qeverive Kosovë-Maqedoni e Veriut. Paraprakisht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e priti me ceremoni...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës pret sot nga kryeministri Albin Kurti “që ta ngrejë çështjen e cenimit të gjuhës shqipe...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar ndaj qasjes së kryeministrit Kurti ndaj Gjykatës Kushtetuese i cili gjatë javës që shkoi...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë sonte ndeshjen e fundit të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve....
    Opinione18 Nëntor 2024
    Nga: Thomas Piketty E vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë është që një bërthamë e fortë shtetesh, të udhëhequr nga...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka mirëpritur homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski bashkë me delegacionin e tij. Ata u mirëpritën me ceremoni zyrtare....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.